Lajm i mirë për shqiptarët që kanë punuar në Zvicër

Zvicra

Lajm i mirë për shqiptarët që kanë punuar në Zvicër

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Shqiptarët e Kosovës nga shtatori mund t’i marrin pensionet e moshës dhe trashëgimisë, pa qenë të obliguar të jetojnë në Zvicër

Në një komunikatë të publikuar nga Zyra Federale e Zvicrës për Sigurimet Shoqërore (BVS), thuhet se nga 1 shtatori 2019, fillon pagesa e pensioneve për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Zvicër.

Këtë marrëveshje bilaterale Kosovë-Zvicër, para dy muajsh e ka ratifikuar edhe Parlamenti i Konfederatës helvetike.

Marrëveshja Kosovë-Zvicër, për nga përmbajtja është e ngjashme me ato të nënshkruara nga Konfederata zvicerane me të gjitha vendet tjera dhe mbështetet në standarde ndërkombëtare.

Në vazhdim është adresa ku mund të kontaktoni me e-mail, ose drejtpërdrejt me telefon, me personin përgjegjës për të dhënë shpjegimet e nevojshme ( [email protected]. Numri kontaktues: +41 58 462 85 00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat