Viti shkollor 2019-2020/ Hapet konkursi për mësues të gjuhës shqipe në disa rajone të Zvicrës - Bota Sot
Viti shkollor 2019-2020/ Hapet konkursi për mësues të gjuhës shqipe në disa rajone të Zvicrës

Zvicra

Viti shkollor 2019-2020/ Hapet konkursi për mësues të gjuhës shqipe në disa rajone të Zvicrës

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 06:41
Zvicër

Shpallet konkursi për mësues të gjuhës shqipe në Zvicër për vitin shkollor 2019-2020.

Zvicra është vendi ku fëmijët shqiptarë mësojnë gjuhën shqipe më mirë se në të gjitha shtetet e tjera ku ka emigrantë shqiptarë. Shkollat shqipe në Zvicër funksionojnë në kuadër të shkollave kantonale.

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër ka hapur konkursin për mësues të gjuhës shqipe në komunat e Rorschach, Degersheim, Uzwill, Flawil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe Uznach”, – thotë Majko.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko bëri të ditur se konkursi është çelur për punësimin e mësuesve në komunat e Rorschach, Degersheim, Uzëill, Flaëil, Oberriet, Buchs, Sevelen, Bad Ragaz, Sargans, Schmerikon dhe Uznach.

Afati për dorëzimin e dokumenteve do të zgjasë 14 ditë. Në disa nga kantonet në Zvicër tashmë ka filluar mësimi i gjuhës shqipe. Mësimi nis këtë të hënë do të fillojë edhe në Zyrih.

Gjuha franceze është bërë më e popullarizuar në 50 vitet e fundit, pasi më pak zviceranë po flasin gjuhën gjermane. Kjo lidhet me migrimin.

Sipas të dhënave aktuale nga Zyra e Statistikave Federale (FSO), pjesa më e madhe e popullsisë së përhershme flet gjuhën gjermane ose zvicerane gjermane. Në mesin e gjuhëve jo-kombëtare, gjuha angleze dhe portugeze janë më të zakonshmet e më pastaj është edhe gjuha shqipe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...