Kurbetçarët në Zvicër shpallin aksionin për të ndihmuar botimin e librit me 1300 faqe me foto e dëshmi - Bota Sot
Kurbetçarët në Zvicër shpallin aksionin për të ndihmuar botimin e librit me 1300 faqe me foto e dëshmi

Zvicra

Kurbetçarët në Zvicër shpallin aksionin për të ndihmuar botimin e librit me 1300 faqe me foto e dëshmi

Abas Fejzullahi Nga Abas Fejzullahi Më 26 gusht 2019 Në ora: 23:05
Kopertina e librit

Kurbetçarët me vetëdijed po veprojnë pikërisht sipas porosive të rilindasit mendjendritur Sami Frashërit i cili mes shumë porosive dhe këshillave që ka lënë të shkruara për bashkatdhetarët e tij kudo që janë në atdhe apo kurbet, ka edhe këtë porosi që kurbetçarët sipas mundësive dhe nevojave po mundohen ta jetësojnë me ndihmat e tyre konkretisht tue përkrahur porosinë:

Sipas Ftesës së veprimtarit Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj, në klubin “Dardania“, në Zofingen të Zvicrës më datën 2019-08-24 u mbajt takimi i parë me bashkëatdhetarët kurbetçarë, ku u zhvillua një bashkëbisedim përmbajtësor lidhur me kërkesën e parashtruar, për të mbledhur ndihma për botimin e librit me të dhëna e dëshmi për masakrën e Gjakovës dhe burgun e Dubravës, nga autori Afrim Shefqet Caka me titull: „ATA U VRANË-LAN PAS VETES HISTORINË“.

Ngatë pranishmit u përkrh kërkesa e parashtruar nga Z.Saim Tahiraj, dhe u formua Këshilli organizativ për ato kantone që ishin të pranishëm pjesëmarrësit dhe u formua Këshilli mbikqyrës për pranimdorëzimin e mjeteve dhe u caktua afati për tubimin e dytë më datën 2019-09-28 në të njejtën adresë dhe kohë, për të shqyrtuar të dhënat erreth grumbullimit të ndihmave sipas kërkesës.

Këshilli organizativ përbëhet nga këta pjesëmarrës:

Saim Tahiraj, Abas Fejzullahi, Zymer,Tahiraj,Daut Hakaj, Jusuf Demaj, Daniel Rosaj, Mahmut Gashi, Hamdi Rrustemaj, Shyqri Azemi, Xhemajl Haxhiu, Ekrem Maloku, Skënder Tolaj, Xhevat Kashtanjeva, Fehmi Gagica, Bislim Hoxha, Mustafë Ramosaj, Sabedin Bajrami, Ismet Tahiraj, Qamil Çekaj, Ismat Krasniqi, Salih Sopi, Haki Latifi. Me mundësi zgjërimi e plotësimi sipas nevojës.

Ndërsa Komisioni mbikqyrës prej tre anëtarësh për pranim dorëzimin e mjeteve të mbledhura e përbëjn: Saim Tahiraj, Xhemajl Haxhiu dhe Mahmut Gashi.

Kurbetçarët në Zvicër po e dëshmojnë në vazhdimsi pjekurin e tyre intelektuale për të ndihmuar arsimin e kulturën në atdheun e tyre me halle shumë, si pasoj e qeverisjesë së keqe të pushtshtetarëve vendor..!

Kurbetçarët si në të kaluarën që kanë ndihmuar në të gjitha drejtimet për lirinë dhe pavarësinë e atdheut edhe tani po u bie hise të ndihmojnë në fushën e kulturës nga se institucionet përgjegjëse për çështjen e kulturës, arsimit dhe drejtimeve tjera janë tue mrizu, ose bëjnë veprime të përzgjedhura financimi sipas posteve e pozitave apo lidhjeve farefisnore dhe të interesave të ndryshme.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...