Fqinji sulmon çiftin shqiptar në Zvicër – ia tmerron fëmijët - Bota Sot
Fqinji sulmon çiftin shqiptar në Zvicër – ia tmerron fëmijët

Zvicra

Fqinji sulmon çiftin shqiptar në Zvicër – ia tmerron fëmijët

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 17:17
Çifti shqiptar

Një shqiptar nga Maqedonia dhe gruaja e tij nga Kosova, të dy këta banorë të Zvicrës në një intervistë për median 20 minuten, kanë treguar se si burri 37-vjeçar është sulmuar me sëpatë nga fqinji i tyre. Këta kanë bërë të ditur se janë të frikësuar se kjo ngjarje mund të përsëritet, si dhe që diçka e keqe mund të ju ndodhë fëmijëve të tyre.

Momenti i sulmit është regjistruar përmes një video, derisa, shihet se si sulmohet 37-vjeçari, të cilës gazeta i referohet me emrin Ali B (nuk është emri i vërtetë).

Në këtë video shihet se si ky person e godet me sëpatë burrin nga Maqedonia. Sulmi dyshohet se u parapri nga një mosmarrëveshje e mëparshme.

“Ai u grind me gruan e kushëririt tim i cili jeton në të njëjtën ndërtesë me ne. Ai i ka shqetësuar fëmijët tanë” thotë Ali B.

I njëjti shpjegon se pasi që kishin ardhur në shtëpi kishin shkuar së bashku me kushëririn e tij dhe me dy djemtë e mëdhenj për të diskutuar me fqinjët për atë se çka kishte ndodhur.

“Ne donim të sqaronim me ta saktësisht se ku ishte problemi”, tha ai. Mirëpo, fqinjët sipas tij nuk kishin dashur që të sqaronin atë se çka kishte ndodhur.

“Ai bërtiti aq shumë dhe fëmijët u frikësuan. Derisa unë dhe kushëriri po dilnim nga dera e pasme ai erdhi shumë shpejtë dhe nga goditi”, tha Ali B që për fat të mirë u plagos vetëm pak nga sulmi. I njëjti ka shpjeguar se personi që i ka sulmuar i kishte sharë.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Luzernit.  Të njejtët kanë bërë të ditur se gjithçka kishte ndodhur shkaku i një mosmarrëveshje që fqinjët kishin pasur mes vete. Sipas tyre, personi që sulmoi me sëpatë ishte ndjerë i kërcënuar dhe për këtë i kishte sulmuar shqiptarët.

Të lënduarit ndërkaq nuk kanë pranuar që të marrin trajtim mjekësor.Burri u lirua të hënën me vendim të prokurorit.

Kjo po i shqetëson çiftin nga Maqedonia. Gruaja e Ali B, që identifikohet me emrin Adelina B, ka thënë se frikësohet se ai do t’ia lëndojë fëmijët. 29-vjeçarja tutje ka thënë se incidenti më së shumti ka prekur fëmijët.

Videon mund ta shikoni duke klikuar Këtu

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...