Pas dhunës sistematike ndaj gruas, imami shqiptar duhet të largohet nga Zvicra

Zvicra

Pas dhunës sistematike ndaj gruas, imami shqiptar duhet të largohet nga Zvicra

Shqipe Bytyqi Nga Shqipe Bytyqi Më 15 tetor 2019 Në ora: 16:55
Gjykata Supreme Federale sot mbështeti mendimin e Gjykatës administrative të St. Gallen.

Një imam nga Kosova në Zvicër abuzoi me gruan e tij dhe injoroi vlerat vendore, prandaj leja e tij e qëndrimit u tërhoq me të drejtë.

Zyra e migracionit e kantonit të St. Gallen nuk i vazhdoi atij lejen e qëndrimit dhe të gjitha instancat hodhën poshtë përpjekjet e tij kundër këtij vendimi. Imami, në fjalë edhe më herët kishte tërhequr vëmendjen e opinionit zviceran me këshillat ekstremiste në xhamitë në të cilat ai predikonte fenë islame si dhe metodat për bindjen e fëmijëve për lutje fetare dhe lexim kurani.

Ai nuk përjashtonte rrahjen si metodë edukimi nga mosha 10 vjeçare.

Gjykata Supreme Federale sot mbështeti mendimin e Gjykatës administrative të St. Gallen. Pikëpamjet e imamit për të drejtat e tij si burrë dhe detyrat e gruas ishin në kundërshtim me ligjin zviceran dhe vlerat vendore njerëzore.

Gjykata Supreme Federale cekë se imami kosovar përkundër qëndrimit afro 10 vjeçar ne Zvicër nuk arriti të ofrohet me sistemin e vlerave shoqërore dhe juridike të Zvicrës dhe nuk e respekton atë.

Kjo vlen veçanërisht për barazinë kushtetuese të grave dhe burrave. Në mbrojtjen e tij para Gjykatës Federale, imami ishte thirrur në të drejtën e tij të mbrojtjen së jetës private në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mu ato të drejta të cilat ai ia kishte mohuar gruas se tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat