Sot zgjedhjet federale në Zvicër, kandidojnë edhe gjashtë shqiptarë - Bota Sot
Sot zgjedhjet federale në Zvicër, kandidojnë edhe gjashtë shqiptarë

Zvicra

Sot zgjedhjet federale në Zvicër, kandidojnë edhe gjashtë shqiptarë

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 10:34
Ilustrim

Zviceranët sot zgjedhin parlamentin e tyre të ri. Numri i kandidatëve sërish ka pasur rritje. Në veçanti kjo rritje është e theksuar te gratë.

Po ashtu listat që kanë prezantuar partitë për këto zgjedhje janë më të shumta se kurdoherë më parë.

Kancelaria Federale po i mbështet kantonet në realizimin e zgjedhjeve,, thuhet në një komunikatë të kësaj kancelarie.

Ajo me informatat për zgjedhjet ndihmon votuesit që t`i plotësojnë dokumentet e votimit ashtu si duhet dhe në përputhje me vullnetin e tyre. Për herë të parë ajo këtë e bën edhe në “gjuhën e lehtë”, siç quhet një sistem i të shkruarit me fjalor të kufizuar, të kuptueshëm për njerëzit që kanë vështirësi në të kuptuar.

4652 veta kanë paraqitur kandidaturën e tyre për Parlamentin Nacional. Ky është një rekord i ri dhe paraqet një rritje prej më shumë se 20% në krahasim me zgjedhjet e fundit, të mbajtura në vitin 2015. Rritja e ndjeshme është bërë sidomos falë numrit të madh të grave kandidate. Në pothuajse të gjithë kantonet dukshëm më shumë është rritur numri i grave kandidate se sa ai i kandidatëve në përgjithësi. Përjashtim këtu bëjnë vetëm kantonet: Schëyz, Schaffhausen, St. Gallen, Graubünden, Aargau dhe Jura.

Autoritetet federale, me një ofertë të gjerë informative mbështesin qytetarët që të votojnë si duhet.

Atje në zgjedhjet federale do të konkurrojnë edhe 6 bashkatdhetarë në kantone të ndryshme.

Ata premtojnë trajtim më të mirë për personat me nevoja të veçanta.

Luan Bardhi është kandidat i vetëm shqiptar në Zvicrën franceze si pjese e partisë Liberale.

Islam Alijaj nga Cyrihu, person me aftësi të kufizuara thotë se nëse zgjedhet deputet do angazhohet për trajtim më të mirë për këtë kategori të shoqërisë zvicerane.

Në listën e kandidatëve për deputet federal është edhe Arben Bulakaj nga kantoni Sentgalen, Ylfete Fanaj, kantoni i Lucernit, si dhe dy kandidate tjerë, Valentina Milici e Eduar Muqaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat