Patrik Haziri, thyen rekordet e shikueshmërisë në televizionin zviceran “3+”

Zvicra

Patrik Haziri, thyen rekordet e shikueshmërisë në televizionin zviceran “3+”

Nga: Sevdail Hyseni Më: 27 tetor 2019 Në ora: 07:34
Patrik Haziri

Ka një javë, që ka filluar spektakli më i shikuar Realyti Show Bachelor në Zvicër, të cilit me shumë sukses po i prinë djaloshi nga Malësia e Bujanocit, Patrik Haziri.

Patriku, djaloshi 29 vjeçar, të cilin e quajnë “kavalieri i trëndafilave”, së bashku me 21 bukuroshet e preferuara evropiane, që garojnë për ta rrëmbyer zemrën e tij, ka arritur jo më shumë se një javë, t’ia shtoj shikueshmërinë e jashtëzakonshme televizionit zviceran “3+”.

Me 23.1 % të tregut të aksioneve në reklama më shumë se 50 % e audiencës së re, Realyti Show Bachelor është shpallur sezoni më i mirë që nga fillimi i transmetimit 13 vjeçar të këtij televizioni zviceran, duke iu falënderuar Patrikut, thuhet në një njoftim të autoriteteve të këtij medium.

Image

Vlen të ceket se Spektakli Realyti Show Bachelor, ka filluar më 21 tetor të këtij viti dhe do të zgjas deri sa njëra nga 21 bukuroshet, të lumturohet me pranimin e trëndafilit në shenjë dashurie nga Patrik Haziri, Dekameroni shqiptar i Malësisë së Bujanocit, përkatësisht nga Priboci, me vendbanim në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat