Bashkatdhetarët shqiptarë në Zvicër ishin dhe janë potencial i madh e kontribuues për kauzën kombëtare.

Zvicra

Bashkatdhetarët shqiptarë në Zvicër ishin dhe janë potencial i madh e kontribuues për kauzën kombëtare.

Nga: Haki Latifi Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 13:06
Nënë Tereza

Bashkëbisedim në TV SYRI HD  drejtuar nga Musli Saiti, me veprimtarin dhe humanistin, kryetarin e Shoqatës bamirëse ”Nënë Tereza” me seli në Litau të Lucernit Daniel Rosaj.

Gjatë bashkëbisedimit me Daniel Rosaj, evokuam kujtimet më të mira që kishim për kohën e para luftës dhe gjatë luftës në të cilën Dega e LDK-së në Zvicër kishte një bashkëpunim shumë të frytshëm dhe intenziv.

Janë kujtime që vështirë mund të shlyen sepse bazamentin e kanë te bashkëpunimi i sinqert dhe i pa hile që kishte për qëllim grumbullimin, sistemimin dhe dërgimin e ndihmave për qytetarët shqiptar gjatë luftës të ndjekur nga dhuna e soldateskës serbe, të cilët ishin strehuar në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të zi për nevojat e mëdha që kishin gjatë kësaj kohe, si dhe dërgimin e mjeteve materiale për ushtarët që luftonin për çlirimin e Kosovës nga thundra e okupatorit serb.

Ky bashkëpunim i Degës së LDK-së në Zvicër dhe Shoqatës bamirëse ”Nënë Tereza”, tregon më së miri përkushtimin e mërgimtareve tanë në Zvicër që sikurse dikur që ishin forcë e zëdhënies së idealeve çlirimtare, edhe sot po bën përpjekje për të nderuar vlerat më të mira të gardës së filozofisë Rugoviane, që ishin, janë dhe do të jenë gjithmonë gur themeli i shembullit si luftohet për popull e atdhe dhe si duhet punuar për bërjen e shtetit. Por, edhe tani duhet të punojmë më fuqishëm për ndërtimin e shtetit dhe respektimin e institucioneve shtetërore duke i luftuar edhe denoncuar keqpërdoruesit dhe korrupsionin. Sepse këto të fundit janë shprehi që ja zënë frymën shtetit.

Për fat të mirë, populli ynë gjatë historisë së tij të gjatë ka pasur shumë vështirësi dhe pengesa të natyrave të ndryshme, por në saje të këmbëngulësisë së tij për të ecur përpara drejt zhvillimit dhe përparimit, arriti t’i kapërcejë shumicën prej tyre. Duhet cekur se ai me sukses i shpëtoi zhdukjes dhe asimilimit, për të cilën punuan me përkushtim dhe me të gjitha mjetet çakajtë e Ballkanit.

Përveç konstatimit nga ky bashkëbisedim me Daniel Rosaj, është edhe një detyrë e madhe për politikëbërsit, për vendimmarrësit, për ta transmetuar pozitivitetin e këtij modeli në trojet tona në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Kosovën Lindore e Mal të Zi, por edhe për të bërë të mundur kështu që ky potencial, aty ku ndodhet, aty ku afishohet, të punojë, jo vetëm për veten e tij, për familjen e tij, për shoqërinë zvicerane, por të punojë kështu siç punon sa më shumë edhe për Kosovën, Shqipërinë, e përgjithësisht për kauzën shqiptare.

Dhe, këtë mund ta bëjmë akoma më mirë me ketë potencial që kemi bërë para se t’i zgjidhnim sfidat jetike të kombit shqiptar, siç ishte pavarësia e Kosovës.

Për kapacitetin që ka, për historikun që ka komuniteti shqiptar në Zvicër, Unë ruaj kujtimet më të mira ndaj shumë veprimtarëve të Shoqatën bamirëse “Nënë Tereza” në Zvicër si dhe veprimtarëve të shumtë të Degës së LDK-së në Zvicër për bashkëpunimin shumë korrekt dhe të sinqertë në mes tyre. Mirëkuptimi jonë ishte; të ruajmë dhe të çmojmë gjithçka të mirë dhe të vlefshme që bashkatdhetarët tanë që kanë kontribuar për vendin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat