Rrëfimi i dëshmitarëve që panë kur shqiptari theri në fyt gruan në Zvicër - Bota Sot
Rrëfimi i dëshmitarëve që panë kur shqiptari theri në fyt gruan në Zvicër

Zvicra

Rrëfimi i dëshmitarëve që panë kur shqiptari theri në fyt gruan në Zvicër

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 09:26
Ilustrim

Një shtetas shqiptari, i moshës 32-vjeçare, ka goditur me thikë gruan e vet me ç’rast i ka shkaktuar plagë të rënda në qafë.

Sulmi ka ndodhur të hënën në Morges (Morzh), Kantoni Vaud, shkruan Blick.ch.

Policia e Kantonit Vaud ka njoftuar se pasditen e të hënës në Morges kishte ndodhur një grindje e ashpër. Policinë e kishin alarmuar rreth orës 16.40, transmeton Albinfo.ch. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policët gjejnë një kosovare të moshës 28-vjeçare të plagosur rëndë. Ajo ishte e shtrirë para hyrjes së shtëpisë në të cilën banonte.

Kalimtarët e rastit i kishin dhënë viktimës ndihmën e parë dhe pastaj ajo është dërguar në spital ku tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Një zëdhënës policie ka thënë për gazetën se atë e kishte plagosur në qafë duke e goditur me thikë bashkëshorti i saj, 32 vjeç. Në njoftimin për media sulmi identifikohet si tentim vrasjeje. I dyshuari është arrestuar.

Sipas njohurive të para, dy personat ishin të martuar por jetonin prej disa muajsh të ndarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat