Komuniteti Shqiptar i Gjenevës solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Zvicra

Komuniteti Shqiptar i Gjenevës solidarizohet me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Nga: Arif Ejupi Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shoqata, Klube dhe individë nga Republika dhe Kantoni i Gjenevës, kanë filluar aksione të ndryshme solidaritetin mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti i shkaktuar në Shqipëri .

Siç njofton koordinatori i Shoqatës “Komuniteti Shqiptar i Gjenevës" z.Ali Mehmeti,festa e paraparë më 30 Nëntor 2019, në nderim të ditës së Flamurit dhe 107 vjetorit të shtetit shqiptar,është shtyrë për më vonë .

Me rastin e marrjes së këtij vendimi ka dalë edhe propozimi që të gjitha Shoqatat dhe Klubet shqiptare të këtij kantoni të ndajnë shumën prej 1mijë franga zvicerane, enkas për të goditurit nga ky tërmet me pasoja katastrofale.

Në anën tjetër fëmijët e mërgimtarëve tanë në bashkëpunim me moshatarët e tyre zviceranë kanë filluar grumbullimin e veshmbathjes dhe ushqimeve.

Kurse shumë afaristë tanë nga ky kanton do të shkojnë së shpejti në vendngjarje,dhe do të shohin se çfarë është nevojë urgjente e familjeve të prekura nga ky tërmet .

Dëshira e secilit mërgimtarë është që çdo gjë të shkojë në dorën e familjeve që kanë mbetur pa strehë dhe pa më të dashurit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat