E madhe: Shqiptarja nga Zvicra erdhi në Kosovë për 24 orë, ky ishte qëllimi i saj

Zvicra

E madhe: Shqiptarja nga Zvicra erdhi në Kosovë për 24 orë, ky ishte qëllimi i saj

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 21:18
Beslinda Bislimi me babain e saj

Tërmeti që goditi qytetin e Durrësit preku zemrat e të gjithë shqiptarëve! Tragjedia që mori shumë jetë sensibilizoi mbarë popullin të cilët dëshmuan humanizmin e tyre duke dal në ndihmë për të prekurit nga tërmeti. Një rast i tillë është edhe ai i Beslinda Bislimit! 28 vjeçarja nga Gjilani me vendbanim në shtetin Zviceran e përjetoi rëndë tragjedinë dhe pa u pamenduar dy herë ajo braktisi punën dhe përditshmërinë e saj për të marr rrugën drejt Kosovës.

Bashkë me babin e saj Hysen Bislimin fillimisht vizituan kampin e strehimit në Prizren dhe brenda 24 orëve që dispononin para kthimit në Zvicër ata sistemuan ajo sistemoi një familje 4 anëtarëshe.

Përveç strehimit ajo u kujdes që familjes të mos i mungonte asgjë gjatë qëndrimit në Gjilan.

Beslinda u kthye pranë familjes dhe punës së saj në mërgim por ajo mbeti në zemrat e familjes nga Durrësi të cilët pafundësisht shprehen mirënjohës për të.

E raste të tilla që dëshmojnë atdhedashurinë dhe bamirësinë janë shfaqur gjithandej ditëve të fundit në shenjë solidarizimi me bashkatdhetarët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat