Imami shqiptar dëbohet nga Zvicra për dhunë fizike e seksuale ndaj ish-bashkëshortes

Zvicra

Imami shqiptar dëbohet nga Zvicra për dhunë fizike e seksuale ndaj ish-bashkëshortes

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 19:47
Fehim Dragusha

Fehim Dragusha imami shqiptar do të largohet nga Zvicra, pasi ai është dënuar nga Gjykata Federale se ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-bashkëshortes së tij, nga Singapori. Dragusha asnjëherë nuk e ka pranuar këtë vendim.

Imami para dy muajsh kur është bërë edhe denoncimi, në një intervistë ka thënë se asgjë nuk është e vërtetë dhe se ka pasur marrëdhënie shumë të mira më ish-bashkëshorten e tij, por tani është marrë vendimi dhe ai do të kryejë dënimin në Kosovë, duke e dëbuar nga Zvicra.

Imami ka jetuar në Zvicër për rreth 10 vjet ku kryente dhe aktivitetin e tij. Imami ka thënë se dënimin e tij dëshironte ta vuante në Zvicër dhe jo në Kosovë, por, kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.

Ai ka thënë se çështja e tij është e politizuar dhe se ai nuk ka kyer veprat për të cilat akuzohet, dhe po pret që pafajësia e tij të dalë nga Gjykatën e Strasburgut.

Dragusha ka shkruar në rrjetet sociale:

”Pas vendimit të Gjykatës Federale, unë duhet ta lë Zvicrën derisa kjo çështje të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut. Për të parë nga afër realitetin se ku ka gabuar Gjykata Federale e Zvicrës, duke mos pasur asnjë padi në Polici dhe duke mos qenë nën hetime, ata pa të drejtë lëshuan vendimin se unë kinse kam rrahur dhe keqtrajtuar ish-gruan time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat