Shoqata humanitare e mërgimtarëve ”Vitia” me seli në Gjenevë të Zvicrës, ”Sofër” e madhe për skamnorët

Zvicra

Shoqata humanitare e mërgimtarëve ”Vitia” me seli në Gjenevë të Zvicrës, ”Sofër” e madhe për skamnorët

Nga: Aziz Zuka Më: 6 janar 2020 Në ora: 16:29
Xhavit Islami, kryetar i SHH ”Vitia”  me seli në Gjenevë të Zvicrës

Diaspora është njëri nga burimet më të rëndësishme financiare në Republikën e Kosovës, qoftë përmes remitencave ose siç mund të vërehet kohëve të fundit interesimit gjithnjë e më të madhe për investime nga diaspora.

Njëri nga ata i cili ka dhënë shumë për cështjën kombëtare në shumë aspekte si politike ashtu edhe financiare, është padyshim mërgimtari që tashmë është bërë emer i njohur për vitiasit, por edhe ma gjërë z.Xhavit Islami nga Vitia.

 Me Xhavit Islamin, këto ditë zhvilluam një bisedë me që rast nga ai u njoftuam me aktivitetin dhe punën që po bënë Shoqata humanitare””Vitia”” me seli në Gjenevë të Zvicrrës.

“”Vite më parë në Gjenevë të Zcrrës, ku janë të grumbulluar dhe përkohësisht punojnë pjesa dërmuese e mërgimtarëve nga komuna e Vitisë duke ndjerë nevojën e madhe për të ndihmuar familjet skamnore në Kosovë e në komunën e Vitisë por edhe më gjërë,disa mërgimtarë dhe veprimtarë vendosën që të themelojnë një Shoqatë në të cilën do të krijonin fonde finaanciare  që mjetet e grumbulluara të shkojnë aty ku duhet dhe në mynyeë institucionale, shprehet në fillim të bisedës z,Xhavit Islami. Teksashton se  Shoqata u pagzua “”Vitia”’ dhe në të fillimisht u anëtarësuan një numer rilativishtë i madh i mërgimtarëve.

Në këto ditë biseduam më njërin nga themeluesit e kësaj shoqate dhe aktualisht kryetarin e saj z.Xhavit Islami nga Vitia por  i cili punon dhe vepron në Gjenevë dhe është tashmë një emer I njohur si biznesmen që udhëheq me kompaninë “”ALPHA BAT”” ku janë të punësuar edhe shumë mërgimtarë vItias por edhe të tjerë.

Shoqata Humanitare “Vitia”, me seli në Gjenevë të Zvicrës tashmë është e njohur për nismat e saj të shpeshta në të mirë të komunitetit. Së fundi, kjo shoqatë në vazhdën e aktivitetit të saj humanitar është bërë pjesë e shumë inicijativave  për të ndihmuar familjet në nevojë.

Xhavit Islami i cili qysh në moshë të re mori rrugën e gyrbetit, shprehet se që nga themelimi është pjesë e kësaj shoqate dhe tani edhe si kryetar I saj angazhohet që mjetet e grmbulluara në fondet e kësaj shoqate të ndahën dhe të shkojnë në destinacion rreptësisht humanitarë në akcione në ndihme për familjet në nevojë.

Shoqata humanitare “”Vitia”është e para që është formuar me të vetmin qëllim që të krijohën fonde për ndihma humanitare dhe deri më tash thotë se si ai ashtu edhe me anëtarët e Kryesisë së Shoqatës dhe anëtarët e këshillave dhe komisioneve përekatëse janë të knaqur me punën që bëjnë duke ndihmuar ata të cilët në Kosovë, por edhe në tërë diasporën shqipëtare kanë nevoja të ndryshme siq janë rastet e ndihmave për të smuarit që kërkojnë shërim në Zvicërr apo në ndonjë shtet tjeter në perendim.Teksa flet për akcionet humanitare në vitin që lamë pas ai përmend raste të shumta të ndihamve edhe në ndërtimin e shtëpive të reja për familjet skamnore në komuën e Vitisë,duke përmenduar edhe disa raste të tjera të ndihmës sin ë komunën e Vitisë ashtu edhe në Diasporë.

Xhavit Islami, krahas veprimtarisë humanitare kontribut të veqantë ka dhënë personalisht por edhe përmes aksioneve edhe si veprimtarë në ndihmë Qeverisë në ekzil që përfaqësonte Republikën e Kosovës dhe presidentin e saj Dr.Ibrahim Rugove duke dhënë mjete në fondet për Kosovën.Xhavit Islami, njihet edhe si njeri humanitar, ai përpos që ka ndihmuar futbollin në Klubin e futbollit “”Kosova”” në Gjenevë  tani e dy dekada, ai asnjëherë nuk kurseu që edhe njerëzve me nevoja ekonomike të dobëta tu dal në ndihmë sa herë që është kërkuar nga ai.

Nga modestia e tij, Xhavit Islami, thotë se ka shumë e shumë akcione humanitare në të cilat është kyq Shoqata “”Vitia”” por  përmend ato të fundit si që është Aksioni i madhë solidar për ndihma familjeve në nevojë që është organizuar në pragë të festës së Vitit të Ri, ku së bashku me komunën e Vitisë Shoqata ka participuar me 4200 euro ndërsa me 3000 euro janë ndihmuar  familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Por ajo që e brrengos dhe e shqëtëson Xhavit Islamin, është kërkesat e shumta për ndihma që kjo shoqatë marrin nga familjet nevojtare dhe ato të ndihmave Ad hoc që u nevojiten individëve për ndihma në shërimin e smundje e që herë herë kjo shoqatë nuk arrinë tu ndihmojë të gjithëve ngase sipas tij kerkesat për ndihma po shtohën kurse fondet nganjëhere po zvoglohën.

Apeli i kryetarit të Shoqatës “”Vitia””

Xhavit Islami, apelon te mërgimtarët tanë në Diasporë, që mos të hezitojnë po të participojnë në Fondin e Shoqatës me qëllim që ajo pastaj të ndanë këto ndihma, sepse sipas tij, pa kontributin e mergimtarëv veqmas të mërgimtarëv nga fshatrat e Vitisë, ku nuk kanë të themeluar mini shoqata , Shoqata “Vitia” nuk është në gjendje tu ndihmoj të gjithëve që kanë nevojë për ndihma,  ka falënderuar gjithë ata që kontribuuan dhe po kontribuojnë për ata të cilat kanë nevojë për ndihma, për të përballuar gjendjen e vështirë ekonomike duke shtuar se SHH”Vitia” si deri më tash ashtu edhe në të ardhmën do të jetë pranë familjeve skamnore të komunës së Vitisë me ndihma nga më të ndryshmet por jo vetëm të komunës së Vitisë por edhe të Kosovës.

Në fund ai përshendet të gjithë ata të cilët nuk kursejnë mjetet e tyre për ndihmë kësaj shoqate duke Uruar të gjithë shqiptarëve kudo që janë Vitin e Ri 2020 me dëshirë që ky vit të jetë vit i realizimit të dëshirave të tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat