Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit, prezent edhe Thaçi

Zvicra

Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit, prezent edhe Thaçi

Më: 21 janar 2020 Në ora: 09:09
Foto

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka arritur në Zvicër.

Trump pritet të marrë pjesë në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit.

Në këtë Forum po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai do jetë pjesëmarrës në panelin “Dialogu Diplomatik për Ballkanin Perëndimor” dhe gjatë ditës do të ketë takime bilaterale edhe me liderë të ndryshëm shtetesh që po marrin pjesë në këtë forum.

Presidenti Hashim Thaçi do të jetë i pranishëm edhe në adresimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar liderëve të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat