Serbët provokojnë shqiptarët në Zvicër me simbolin e “Serbisë së Madhe” me mbishkrimin “Rroftë Serbia” në faturat e rrymës - Policia ka hapur hetime

Zvicra

Serbët provokojnë shqiptarët në Zvicër me simbolin e “Serbisë së Madhe” me mbishkrimin “Rroftë Serbia” në faturat e rrymës - Policia ka hapur hetime

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 15:36
Serbët provokojnë shqiptarët

“Rroftë Serbia!” e shoqëruar nga një simbol të “Serbisë së Madhe” është mbishkrimi që është shkruar mbi faturat e rrymës “Romande Energie” në Zvicër dërguar klientëve shqiptarë, gjë kjo e cila është konsideruar provokuese e që ka shkaktuar reagime të shumta ndër shqiptarët në Zvicër. Autoritet zvicerane kanë hapur një ankesë dhe po zhvillon hetimet, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra, përcjell “Bota sot”.

Në Zvicër deri tash tre provokime ndaj shqiptarëve me fatura, T-shirt, me harta të “Serbisë së Madhe”.

Mbishkrime pro serbe duke provokuar janë parë në disa letra dërguar në shtëpitë shqiptare. “Deri më tani janë identifikuar shtatë raste,” tha kompania, e cila ka shpallur një ankesë. Kjo është konsideruar surprizë ksenofobe në faturat e klientëve shqiptarë.

Hetimet e para tashmë kanë filluar. Për momentin, ne nuk e dimë nga erdhi akti keqdashës. Një gjë është e sigurt: edhe nëse është logoja e saj që shfaqet në postë, Romande Energie nënkontrakton shërbimin e saj të faturimit në rajon. “Të gjithë partnerët tanë janë të përfshirë në zgjidhjen e këtij rasti,” vazhdon ajo. Kjo është e papranueshme dhe ne sinqerisht u kërkojmë falje klientëve të prekur”.

Karakteri ksenofobik i këtij provokimi duket e qarte. Në Zvicër, diaspora shqiptare është kryesisht nga Kosova. Rajoni shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008. Një pavarësi e njohur nga shumica e vendeve te BE-së, përfshirë Zvicrën, Amerikën dhe shume vende aziatike dhe myslimane.

Romande Energie ka nisur tashmë hetimet e para për të përcaktuar origjinën e këtij akti dashakeq dhe do të paraqesë një ankesë sot kundër personit (ëve) përgjegjës për këtë vepër. Të gjithë partnerët tanë janë të përfshirë në zgjidhjen e këtij rasti. Ky akt është i papranueshëm dhe Romande Energie u kërkon klientëve të interesuar të pranojnë faljet e sinqerta të saj.

Kjo nuk është hera e parë që provokohen shqiptarët nga serbët nëse kujtojmë skandalin e gushtit të vitit 2018 kur në Gjenevë ju ofruan nxënësve në shkolla hartat e “Serbisë së Madhe” (ku duket Kosova e ngjitur me Serbinë) ku me pas autoritet e Gjenevës i hodhën në “poubelle” 3.500 harta të “Serbisë së madhe” me Kosovën. Për këtë “gabim” Zvicra kërkon falje ndaj shqiptarëve duke paguar 65.000 CHF për të reja, përcjell “Bota sot”.

Image

Ose skandali tjetër me bluzat (T-shirt) po ashtu në qershorin e vitit 2018 serbët depërtuan në kompaninë e Dosenbach dhe provokuan shqiptarët me bluza të hartës së “Serbisë së Madhe” («Dosenbach provoque les Albanais du Kosovo»). Kjo ndodhi, disa ditë para nisjes së Kampionatit Botëror në futbollit, përkujton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra, përcjell “Bota sot”.

Në Zvicër së paku ka tre apo katër ambasadorë dhe disa konsulta të Kosovës dhe Shqipërisë (Berne, Zurich dhe Gjenevë) dhe asnjëra deri tash nuk ka reaguar rreth këtyre skandaleve ku serbët po provokojnë rreth 300 mijë shqiptarë në Zvicër, duke cenuar integritetin territorial të Kosovës me harta të “Serbisë së Madhe”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat