Coronavirusi mbërrin edhe në Cyrih të Zvicrës, një grua 30-vjeçare del pozitiv në testet mjekësore

Zvicra

Coronavirusi mbërrin edhe në Cyrih të Zvicrës, një grua 30-vjeçare del pozitiv në testet mjekësore

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:44
Foto Ilustrim

Një paciente në Zvicër, përkatësisht në qytetin e Cyrihut, pas testeve të bëra nga autoritetet shëndetësore rreth mundësisë së coronavirusit ka dalë pozitiv.

Sipas mediave të huaja, autoritetet janë në pritje edhe të konfirmimit të testeve të mëtutjeshme dhe laboratorit kombëtar në Gjenevë.

Siç bëhet e ditur më tej, pacientja është shtruar në spital në qendrën e caktuar të trajtimit në Triemli.Mediat raportojnë se gruaja afërsisht 30-vjeçare ishte në Milano deri një javë më parë. Ajo u sëmur në 24 shkurt të vitit 2020.

Dhe përkundër udhëzimeve kantonale, ajo u ekzaminua nga një mjek familjar – edhe pse në parim, rastet e dyshimta duhet të sqarohen spitalet e përcaktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat