Luzerni prin për natyralizime në Zvicër, ja sa banorë të Kosovës kanë marrë pasaportën e kuqe

Zvicra

Luzerni prin për natyralizime në Zvicër, ja sa banorë të Kosovës kanë marrë pasaportën e kuqe

Nga: Fitim Dika Më: 4 mars 2020 Në ora: 09:59
Luzern

Luzerni ka kuotën më të madhe të natyralizimeve mes qyteteve zvicerane. Por kur vjen te interpretimi, ata merren varësisht ideologjisë partiake. Të majtët e SP gëzohen, kurse popullistët e SVP akuzojnë.

Në intervalin kohor nga 2011 deri 2017 numri i të huajve që kanë marrë pasaportën zvicerane ka qenë rreth 17 mijë në Cyrih, kurse 2894 në Luzern. Por në rast se kjo shifër analizohet për kokë banori, atëherë vendin e parë e zë Luzerni, shkruan 20min.ch. Me fjalë tjera, punët administrative për marrjen e pasaportës më shpejt ecin në Luzern.

Përndryshe, në Cyrih numri i të huajve është 32.5 përqind, kurse në Luzern numri më i madh i pasaportave është fituar nga serbët (433), banorët e Kosovës (399) dhe banorët e Shri Lankës (282). Shifrat janë marrë nga Zyra Federale për Statistika, përcjell botasot.info. 

Image

Përplasje mes SP dhe SVP

Por në kohën kur SP e Luzernit thekson se pasaporta e kuqe është “elementi kryesor për integrimin e të huajve “, dhe që ata sëbashku me partinë e Të Gjelbërit dhe GLP prej në 2021 kërkojnë që pasaporta zvicerane të merret falas për banorët ndër 25 vjet, është partia populliste SVP që jep akuza.

Presidenti i SVP në Luzern, Marcel Lingg, kundrejt medias zvicerane 20min.ch, ka kritikuar shifrat.

“Ne i kemi marrë njohuritë nga taborri i të majtëve dhe të Gjelbërit. Të majtët mbështesin vazhdimisht që të huajt të marrin pasaportë,” tha ai.

SVP është kundër çdo aktiviteti shtetëror në fushën e natyralizimeve. Natyralizimi duhet të vijë nga vetë individi. Por në fakt deklaratat e SVP janë pak të parëndësishme në Luzern, pasi vendi dominohet nga partitë e majta dhe të Gjelbërit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat