Komuna e Cyrihut do ndihmojë rreth 1500 fëmijë shqiptarë të prekur nga tërmeti

Zvicra

Komuna e Cyrihut do ndihmojë rreth 1500 fëmijë shqiptarë të prekur nga tërmeti

Nga: Fitim Dika Më: 4 mars 2020 Në ora: 18:32
Durrësi

Komuna e Cyrihut do financojë me 100 mijë franga viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, që preku kryesisht Durrësin, Thumanën dhe Laçin.

Paratë e qytetit zviceran do i dërgohen organizatës zvicerane Terre des hommes, e cila vepron në Shqipëri prej 1993, shkruan nau.ch, përcjell botasot.info.

Ndihmat kryesisht do orientohet për fëmijët e prekur nga tërmeti, si furnizim me materiale mësimore pedagogjike, libra shkollorë, por edhe lojëra. Prindërit e fëmijëve do furnizohen me veshmbathje dhe artikuj higjienikë.

Kjo ndihmë pritet të prek rreth 1500 fëmijë shqiptarë, duke pasur parasysh se pjesë e ndihmave do jenë edhe 21 mijë franga nga organizata hollandeze Dorcas Aid International./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat