Disa informata për të drejtat tona në punë në këtë gjendje të jashtëzakonshme

Zvicra

Disa informata për të drejtat tona në punë në këtë gjendje të jashtëzakonshme

Nga: Lirim Begzati Më: 18 mars 2020 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Një situatë kjo që imponon detyrimisht të aplikohen edhe rregulla të ashtuquajtura të jashtëzakonshme. I veçojmë disa nga çështjet më të rëndësishme:

1. Pasi që të shumtë janë ata që kanë qenë të detyruar të ndërpresin punën e tyre, çdokushnga to dëshiron me qenë në dijeni për atë se a na garantohet me ligj që të vazhdojmë të marrim rrogën tonë? Pa hamendje, në këto raste, ligji e garanton këtë të drejtë. Në fakt, aplikohet një rregull parimore e kodit zviceran të obligimevesipas së cilit,në kuadër të marrëdhënieve të tija të punës, punëtori e gëzon të drejtën e tij për të ardhura, edhe në rastet kur ai përballet, pa fajësinë e tij personale, me pengesa për ushtrimin e aktivitetit të tij profesional.

2. Edhe pse çdo gjë duket komplekse në vështriminjuridik,rregullat ligjore që përmenden më së shpeshti duket se iu afrohen atyre që aplikohen në raste kur punëtori nuk punon për arsye sëmundjeje apo aksidenti. Një analizë kjo e pashmangshme, nisur nga fakti se rregullat e kodit të detyrimeve (ku i gjejmë edhe rregullat mbi kontratën e punës) nuk janë aqtë “përgatitura” për me iu dhënëpërgjigjeadekuate problemeve që janë duke ndodhur tani. Kjo e sqaron edhe atë se edhe shteti është duke intervenuar për me ofruar ca zgjidhje për situatat e paraqitura (pasi që ligjet ekzistuese nuk mjaftojnë!).

3. Me gjendjen e krijuar, a mund të thuhet se çdokush ka të drejtë të ndërpres punën e tij? Sot për sot, nuk ekziston aspak ndonjë e drejtë që i lejon çdokujt që të mos shkoj në punë. Me fjalë të tjera, nuk ekziston ndonjë rregull që do të vlente për të gjitha llojet e punëve të ushtruara. Dallime të mëdha ekzistojnë pra varësisht nga aktiviteti që ushtrojmë (ndërtimtari, bankë, restorant, administratë, etj.,). Është posaçërisht në barrë të punëdhënësve që t’i informojnë punëtorët e tyre. Në raste të hetimit të ndonjë padrejtësie dhe nëse duket e pamundshme që informatat e duhura të merren nga punëdhënësi, është e këshillueshme me iu drejtuar shërbimevekompetente apo institucioneve të tjera (sindikata, etj.).

4. A mund t’iu imponohet punëtorëve që të marrin pushimapo ditë të lira pa pagesë në këto kohëra ?Marrja e ditëve të lira pa pagesë nuk mund të imponohet në këto raste. Dihet edhe ajo se pushimet caktohen shpesh paraprakisht edhe atë ndoshta disa muaj përpara. Ndoshta një kompensim i orëve shtesë mund të aplikohet, nëse kjo parashikohet me kontratë. Pasi që jemi në fushën e kontratave, nuk përjashtohet mundësia që të hasim punëdhënës që të kërkojnë nga punëtori i tyre që të “shfrytëzohet” rasti për me i marruar pushimet e mbetura apo para kohe. Duhet pra me vepruar me kujdes dhe me u informuar për këto çështje.

5. Sipas një vendimi që e morri qeveria zvicerane ditëve të fundit, parashikohet që të akordohet një mbrojtje specifike në dobi të ndërmarrjeve dhe punëtorëve. Një vendim përmes së cilit parashikohet të kompensohen humbjet, për shembull, për shkak zvogëlimit të orarit të punës, duke iu mundësuar ndërkohë, sipunëtoreveashtu edhe punëdhënësve,që të mbrohet kontrata apo vendi i punës. Për me iu futur formaliteteve për realizimin e kësaj të drejte pranë shërbimeve të papunësisë, kërkohet pëlqimi i punëtorit të prekur. Ndërsa për me imbuluar humbjet, do të kërkohet një pjesëmarrje financiare nga gjithsecili. Një rregull kjo vërtetë specifike, pasi që ajo dallon nga rregullat tjera të zakonshme të fushës së papunësisë. Mbetenende hollësi për me i sqaruar dhe kuptuar sa më mirë këto masa. Kurse, edhe punëdhënësit nuk kanë krijuar shprehi të mësohen me këso formalitetesh e rregullash.

6. Gjendja ende më problematike dhe më e paqartë mbetet për masat eventuale plotësuese që mund të ndërmerren për mbrojtjen e kategorisë së personave që ushtrojnë aktivitete të pavarura. Është fjalaposaçërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Siç dihet, një pjesë e madhe e këtyre ndërmarrësve nuk kanë të drejtë të regjistrohen në entin e papunësisë (kjo vlen sidomos për ndërmarrjet individuale).

7. Edhe pse Konfederata (në nivelinshtetëror) ka marrë vendime të rëndësishme, edhe atë në përputhje me situatën e krijuar, kantonet janë prapëseprapë duke aplikuar masa të cilat dallojnë deri diku nga kantoni në kanton. Kjo nënkupton edhe atë se, përveç informatave që përcjellën nga Konfederata, duhet me iu referuar posaçërisht rregullave që i hasim në nivelin e kantonit ku jetojmë. Përndryshe, sot për sot, gjendemi përballë një gjendje që me siguri do të pësojë ndryshime të tjera, sinë nivelin e masave që do të merren, ashtu edhe në funksion të situatës së krijuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat