SHHLP në Zvicër, ndihmoi 60 familje në Luginë të Preshevës, aksioni bamirës vazhdon

Zvicra

SHHLP në Zvicër, ndihmoi 60 familje në Luginë të Preshevës, aksioni bamirës vazhdon

Nga: Dashnim Hebibi Më: 7 prill 2020 Në ora: 12:35
Ilustrim

„Ndihmat për 60 familje kanë shkuar në vendin e duhur, kemi ndihmuar skamnorët dhe janë falënderues, këto ndihma kanë shkuar nga ndihmat e mëhershme që i kemi pasur, por, brenda këtyre ditëve, këtij aksioni për COVID-19, u janë përgjigjur shumë bëmirës, por besojmë shumë, se do të kemi edhe të tjerë, që të jemi të gatshëm për situata më të rënda dhe ne lutemi që të mos ketë të infektuar edhe në të ardhmen as në Luginë, por as në gjithë botën. Vazhdojmë edhe në ditët në vazhdim me ndihma, konton e keni në faqen tonë www.shhlp.com

St.Gallen, 07 prill

SHHLP me qendrën e saj në Gossau të St.Gallen-it, ditë më parë, pas një aksioni të marë për të ndihmuar bashkëkombasit tanë në Luginë të Preshevës, pas situatës së rëndë me COVID-19, që e ka pushtuar thuajse gjithë botën, pra duke e ditur, se atje në Luginë, ndjehet me të madhe kjo situatë, kur dihet, se shumë ndërrmarje private nuk punojnë,  me sukses me ndihmën e bëmirësve dhe atdhetarëve rreth OVL-së në Preshevë, ndajtën ndihma në të holla për 60 familje. Kryesia e SHHLP-së, falënderon me zemër të gjithë ata, që ju përgjigjën pozitivisht këtij aksioni humanitarë dhe që po vazhdon edhe sot e kësaj dite. SHHLP, duke falënderuar të gjithë bëmirësit, njëherit bënë thirrje të gjithë vullnetarëve, që të bashkohen rreth kësaj sofre të shoqatës, duke e ditur, se shoqata jonë, me vite e vite ka ndihmuar dhe është shoqatë me themel e pastërt, sepse rreth saj ishin e do të jenë patriotë e bëmirës të ndërgjegjshëm. Ne nuk do të ndalemi dhe kemi autoritet kudo, sepse ndihmat tona kanë shkuar në vendin e duhur dhe për të gjitha kemi dokument dhe flasim me fakte. Aksionin për ato treva e mori  e para SHHLP në bashkëpunim me kryesinë dhe anëtarët e saj, ku ju bashkangjitën edhe shumë bëmirës dhe deri më tani janë grumbulluar një sasi e konsiderueshme e ndihmave, por po presim dhe kemi besim, se do të ndihmojnë edhe në ditët në vazhdim. Prandaj, ju njoftojmë që të gjithëve, se ndihmat për 60 familje kanë shkuar në vendin e duhur, kemi ndihmuar skamnorët dhe janë falënderues, këto ndihma kanë shkuar nga ndihmat e mëhershme që i kemi pasur, por, brenda këtyre ditëve, këtij aksioni për COVID-19, u janë përgjigjur shumë bëmirës, por besojmë shumë, se do të kemi edhe të tjerë, që të jemi të gatshëm për situata më të rënda dhe ne lutemi që të mos ketë të infektuar edhe në të ardhmen as në Luginë, por as në gjithë botën. 60 familje morën ndihmat e para, ne do të vazhdojmë edhe në ditët në vazhdim. Lutemi tek të gjithë vullnetmirët, të ndihmojnë me aq sa munden, se Lugina e Preshevës, është në një situatë jo të mirë, këtë besoj se të gjithë e dijnë. Me një fjalë, si kryesi e SHHLP, falënderojmë për shumë herë të gjithë ata që po ndihmojnë, ata që i shpërndajtën ndihmat dhe të gjithë ata të tjerët, që e kanë ndërmend të ndihmojnë. Padyshim, respekt dhe falënderim i veçantë shkon edhe për redaksitë e mediave, që gjithmonë na kanë pasqyruar njoftimet tona, zoti i bekoftë. Mërgimtarë me zemër të madhe, ndani nga pak ndihmë për familjet skamnore në Luginë të Preshevës, po besojmë shumë, se si edhe herave të tjera edhe në të ardhmen, do të kontribuoni. U jemi mirënjohës ne dhe të gjithë familjet që po marin ndihma e po e mbajnë familjen sidomos në këtë kohë të rëndë me COVID-19.

Komisioni për informim i SHHLP-së, D.H

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat