Shkencëtari zviceran sfidon OBSH’në: Vaksina kundër koronavirusit gati këtë vit

Zvicra

Shkencëtari zviceran sfidon OBSH’në: Vaksina kundër koronavirusit gati këtë vit

Më: 23 prill 2020 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Një shkencëtar zviceran sfidon parashikimet e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe kompanive më të mëdha farmaceutike se vaksina kundër koronavirusit kërkon minimalisht 18 muaj kohë për të dalë në treg.

Martin Bachmann, drejtor i departamentit të imunologjisë në spitalin Inselspital të Bernës dhe themelues i kompanisë Saiba Biotech thotë se ka thuajse gati një version të saj të prodhuar në laboratorin e tij dhe se është shumë optimist që ajo do të përdoret gjatë këtij viti në Zvicër.

Por që projekti të realizohet, ai ka nevojë jo vetëm për miratimin e autoriteteve shëndetësore vendase, por edhe për 103 milion dollarë financim.

Bachmann thotë se ka vepruar ndryshe nga të tjerët, ku në vend të një virusi të gjallë të dobësuar, ka përdorur një “grimcë të ngjashme me virusin” për të imituar koronavirusin, pa materialin e tij gjenetik të nevojshëm për përsëritje.

Qasja mbështetet në mashtrimin e trupave mbrojtëse për të prodhuar antitrupa që parandalojnë proteinat në formë koronavirusi të lidhen me qelizat njerëzore, pastaj të rrëshqasin brenda dhe të shkatërrojnë atë.

Projekti i Bachmann bashkohet me rreth 70 vaksina në zhvillim në të gjithë botën, ku disa prej tyre tashme janë testuar tek njerëzit.

Por shkencëtari zviceran tha se do ta testojë vaksinën tek vetja e tij  javën e ardhshme. “Nëse je i gatshëm ta testosh tek të tjerët, duhet të jesh gati ta besh edhe tek vetja”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat