Ambasada e Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët në Zvicër

Zvicra

Ambasada e Kosovës ka një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët në Zvicër

Më: 9 maj 2020 Në ora: 08:19
Ilustrim

Ambasada e Kosovës në Bern ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për ata të cilët po qëndrojnë si vizitorë në Zvicër.

Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët aktualisht qëndrojnë si turistë në Zvicër, e që nuk mund të kthehen në Kosovë për shkak të situatës pandemike, luten ta njoftojnë ambasadën e Kosovës në Bern, në mënyrë që të bëhet evidentimi i  të dhënave të tyre dhe t’iu mundësohet kthimi në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët po qëndrojnë si turistë/vizitorë në Zvicër, që për arsye të Covid-19 nuk kanë mundur të udhëtojnë për Kosovë dhe ju skadon afati i vizës, luten t’a njoftojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë,në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe të shihet mundësia e kthimit të organizuar në Kosovë.

Shtetasit kosovar me banim në kantonet të cilat i mbulon Ambasada Kosovës në Bern, luten t’a kontaktojnë shërbimin konsullor te Ambasadës dhe ti dërgojnë kopjen e pasaportës, kopjen e vizës dhe një numër kontaktues në e-mail: [email protected]
Për informacione shtesë luteni t’na kontaktoni në numrin emergjent:
+41 77 479 11 86

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat