Nga aktiviteti i Nëndegës së LDK-së në Burgdorf

Zvicra

Nga aktiviteti i Nëndegës së LDK-së në Burgdorf

Nga: Haki Latifi Më: 21 qershor 2020 Në ora: 18:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryesia e Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Burgdorf mbajti takimin e saj të rregullt, ku u bisedua për aktualitetin e Nëndegës në gjashtë mujorin e parë të këti viti.

Mbledhjen e hapi kryetari i nëndegës zotëri Refki Kryeziu, i cili pasi e propozoi rendin e ditës, prezantoi aktivitetet gjer më tani si dhe u diskutua për aktivitetin e nëndegës në të ardhmën.

Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf, mbështet dhe shpresonë që Qeveria e re, e udhëhequr nga LDK me Kryeministër Dr. Avdullah Hoti, të jetë ajo e cila do të permbush kërkesat e popullit dhe do të punojë me përgjegjësi të shtuar për interesetat e vendit duke ruajtur partneritetin me miqtë tanë në krye me SHBA-të.

Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Burgdorf, njëherit përkrahë vendimet e organeve udhëheqëse të LDK-së dhe mendon se, të gjithë ata zëra që në zgjedhjet e fundit e kanë votuar LVV-në dhe jo LDK-në e Vjosa Osmanin, atëherë i bie që lotët që sot i derdhin për të janë lotë të krokodillit. Apo ndoshta deshtën që Vjosën ta dojnë për ta përdor veç si sabotazh ndaj LDK-së.

Ata që krijojnë propaganda dhe dezinformojnë se LDK do të fundoset, apo „s’do ta kaloj pragun“ apo „s’ka kuadro me të mira“ se Vjosa janë gabim sepse në LDK dhe në politikën tonë të Republikës së Kosovës, i papërseritshëm dhe i pazëvendësueshëm ishte i vetmi Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova, të gjithë të tjerët janë kalimtar! LDK është vlerë, është  qëndresë e cila ngriti në sipërfaqe vlerat më sublime të shoqërisë sonë, që buronë nga tradita – te solidariteti, te besa, bashkimi dhe i pajtimit ndërmjet njerëzve.

Kryesia ia kujton të gjithë atyre që bëjnë përçamje dhe ofendojnë njëri tjetërin për interesa individuale, nuk i bëjnë nder vetit, familjës dhe shoqërisë. Sepse, kultura është baza kryesore e një shoqërie dhe si e tillë duhet të punojmë dhe të angazhohemi të jemi sa më të vetëdijeshëm si shoqëri për sfidat që i kemi.

Në vazhdim, kryetari z. Refki Kryeziu prezentoi inisiativën e Shoqatës Humanitare „Salih Çekaj“ në Zvicër për aksionin për ta ndihmuar realizimin projektit madhorë për Heroin e Kosovë Salih Çekaj të ndërmarrë nga Instituti trashegimisë kulturore dhe muzeve të Kosovës.

Të gjithë anëtarët e kryesisë, u shprehën të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre financiar për të ndihmuar këtë aksion solidar.

Duke dëshmuar si gjithmonë në të kaluarën kjo Nëndegë e LDK-së dhe anëtarësia e saj vazhdimisht janë dalluar me kontributet e tyre financiare dhe solidare në dobi të vendit.

Të interesuarit, të cilët dëshirojnë të përkrahin këtë aksion, mund të lajmërohen tek anëtarët e kryesisë së Nëndegës.

Të gjithë anëtarët e kryesisë u shprehën të gatshëm për të dhënë kontributin e gjërë sa më të mirë në dobi të forcimit të Nëndegës së LDK-së në Burgdorf/BE.

Në vazhdim kryesia diskutoj edhe për forcimin dhe aktivitetet e kësaj nëndege në të ardhmën.

Komisioni për informim i Nëndegës  së LDK-së në Burgdorf.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat