Arrestohet qytetari nga Kosova në Zvicër punonte në të zezë

Zvicra

Arrestohet qytetari nga Kosova në Zvicër punonte në të zezë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:19
Foto Ilustrim

Është arrestuar një kosovar 30-vjeçar në Zvicër, i cili është kapur duke punuar si punëtor i paligjshëm në një kantier të madh ndërtimi afër qendrës së lokalitetit Trubach.

Kosovari i cili është arrestuar dje rreth orës 8:30 kishte edhe një ndalim të mëhershëm të hyrjes në Zvicër.

Ndaj tij, nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit të St.Gallenit janë ngritur masat përkatëse në përputhje me ligjin për të huajt dhe kodin penal.

Policia kantonale në St.Gallen ishte duke kontrolluar në disa kantiere ndërtimi për të parë nëse po punohej sipas ligjit, kur ka kapur kosovarin në fjalë, e njëkohësisht do të dënohet edhe punëdhënësi kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat