Dardania nga Winterthuri vlerësohet me çmimin e parë në festivalin vitrual “Anadrini folk 2020” - Bota Sot
Dardania nga Winterthuri vlerësohet me çmimin e parë në festivalin vitrual “Anadrini folk 2020”

Zvicra

Dardania nga Winterthuri vlerësohet me çmimin e parë në festivalin vitrual “Anadrini folk 2020”

Nga: Shefqet Cakolli Më: 3 korrik 2020 Në ora: 17:53
Festivali vitrual “Anadrini folk 2020”

Në fund të qershorit nga 20-25 qershor, u organizua festivali i parë virtual kombëtar i floklorit, krejt duke marrë për bazë pandeminë që ka kaplua thuaja se tërë botën, andaj kjo ide dhe ky organizim lindi nga SH. K. A “ANADRINI”, me emërtimin “ANADRINI FOLK 2020” në Rahovec.

Me të marrë ftesën nga organizatorët, SH.K.A “Dardania” nga Winterthuri, ishte mobilize, edeh pse nën kushtet e pandemisë, ajo kishte pëlqye iden dhe me miratimin e kryesisë kishin vendos të merrnin pjesë me disa pika të filmuara me prezentime, ku pasqyrohen disa nga traditat tona të lashta, bartur edhe këtu në diasporë.

Si bartëse e shumë aktiviteteve dhe pjesëmarrëse të disa festivaleve, bile edhe ate të Gjirokastës, që në një farë mënyre është edhe kulmi i festivaleve tona kombëtare, kryesia dhe stafi i saj tash e 25 vite kanë çka të tregojnë për punën dhe sukseset e tyre. Andaj pa hezitim vendosën të marrin pjesë edhe në këtë form dhe momente të rënda për të gjithë nga pandemia Covid 19 më tash e njohur për të gjithë.

Pasi ishin grumbullua materialet filmike të mbi tridhjet sosh të shoqërive, ansambleve, grupeve të ndryshme artistike të folklorit, rapsodë e instrumentalist, thuaja se nga të gjitha trojet tona, ato u finalizuan nën kujdesjen e jurisë profesionale në përbërje të; Dilaver Kryeziu – kryetar, Ermir Dizdari, Artan Ibërshimi, Ukë Xhema, Fahredin Spahija, Sami Piraj, Jeton Pustina, Zymer Neziri, Shefki Salihu, Bebi Dobi, Vahit Kuçaj dhe Baki Xhaferi, dhe përcaktuan fituesit e edicioni të parë të këtij lloji.

Dhe po japim të gjitha çmimete ndara sipas kritereve dhe kushteve e prezentimeve të pjesëmarrësëve të këtij festivali, duke i marr të dhënat pikërisht nga drejtori i këtij festivali z. Xhefer Bytyqi i cili senzibilozoj dhe aktualizoj kulturën dhe traditën thuaj se të mbyllur tash e katër muaj.

Image

1. Çmimin; Koreografia më e mirë. E fiton; SHKA “Rapsha” – Drume, Tuz, Malësi e Madhe – Mali i Zi.

2. Çmimin; Dyshja më e mirë e valltarëve. E fiton; Dyshja e vajzave e Ansamblit folklorik “Selman Kadrija” - Istog.

3. Çmimin; Loja më e mirë popullore. E fiton; “Këngë bjeshke e vajzave” - Ansambli i Këngëve dhe valleve “Deçani” – Deçan.

4. Çmimin; “Rexhep Çeliku” (për valltarin më të mirë të festivalit) . E fiton; Ilir Loku, Ansambli “Ilirida” - Shkup.

5. Çmimi; “Afërdita Tupeci” (për valltaren më të mirë të festivalit). E fiton; Blerina Zekaj, Ansambli “Selman Kadrija” - Istog

6. Çmimin; Kostumet më të kompletuara tradicionale. E fiton; SHKA “Rapsha” – Drume, Tuz, Malësi e Madhe – Mali i Zi.

7. Çmimi “Leze Qena” (për paraqitjen më të mirë artistike) . E fiton; Ansambli “Selman Kadrija” - Istog.

8. Videoja më promovuese. E fiton; Ilir Loku, Ansambli “Ilirida” - Shkup.

9. Çmimi; “Sali e Feriz Krasniqi” (për grupin më të mirë të rapsodëve). E fiton; “Besa” - Shosh.

10. Çmimin; Dyshja më e mirë e rapsodëve. E fiton; Isuf Rashiti & Mehmet Petrovci.

11. Çmimi; “Dervish Shaqa” (për rapsodin më të mirë të festivalit) . E fiton; Hasan Kqiqi - Mitrovicë.

12. Çmimi; “Muhamet Malsori” (për solistin më të mirë të festivalit) . E fiton; Rexhep Jashari - Gjilan.

13. Çmimi “Nexhmije Pagarusha” (për solisten më të mirë të festivalit) . E fiton; QK “Anamorava”, Merita Sahiti – Selishta - Viti.

14. Orkestra më e mirë. E fiton; SHKA “Tingujt e Vendlindjes” - Stagovë / Kaçanik.

15. Çmimi; “Ndue Shyti” (për instrumentistin më të mirë) . E fiton; Tom Marvukaj – Malësi e Madhe.

16. Çmimi; Kënga më e mirë polifonike. E fiton; Grupi Polifonik “Krojet e velçës” - Vlorë.

17. Çmimi; Teksti më i mirë të këngës epike. E fiton; “Në Mitrovicë na rrehi teli” - Daut Zymeri – Godanc / Shtime.

18. Çmimi; Teksti më i mirë të këngës lirike. E fiton; “Këngë kanagjegji”, SHKA “Zëri i Llapushës” - Carrallukë / Malishevë.

19. Çmimi; Interpretimi më autentik. E fitojnë; Ikli Punavija, Elmir Berisha dhe Berat Krasniqi.

20. Çmimi “Hajrush Kryeziu” (për vlerësimin më të mirë nga publiku). E fiton; Ansambli i Këngëve dhe valleve “Deçani” - Deçan.

21. Çmimi : Për korrektesi dhe ruajtje të traditës. E fiton; SHKA "lirët" - Llozanë / Zvicërr.

22. Vendi i tretë. E fiton; SHKA “Rapsha” – Drume, Tuz, Malësi e Madhe – Mali i Zi.

23. Vendi i dytë. E fiton; SHKA “Rapsodia e Sharrit” -Tetovë.

24. Vendi i parë - Çmimi; “Anadrini Folk” (për grupin me tërësinë më të dalluar programore).

E fiton; SHKA “Dardania” – Winterthur / Zvicërr.

Image
Image

Më pas pas dizajnimit të çmimeve të festivalit “ANADRINI FOLK 2020” u shtypen edhe çmimet po ashtu në mënyrë virtuale prej nga secili mund të krenohet me arritjet e veta dhe të pjesëmarrësve të këtij festivali shumë të qëlluar.

Ja se çka shkrou drejtori i festivalit Xhafer Bytyqi lidhur me ketë:

“Një listë e gjatë e çmimeve për t’iu dhënë vlerësimet e merituara të gjithë atyre që merituan të jenë të vlerësuar po e përcjell përfundimin e këtij festivali.

Edhe ata që nuk morën vlerësime të drejtpërdrejta, padyshim që sollën program të mrekullueshëm, duke bërë që përcjellësit virtual të festivalit të kënaqen dhe të shprehin admirim për ta.

Videot me program garues arritën që të përcillen nga 2-3 mijë deri në mbi 50 mijë përcjellës virtual, për ta bërë festivalin e parë virtual kombëtar të folklorit Anadrini Folk festivalin folklorik më të shikuar në kohë reale.

Në çdo festival ka gabime edhe pakënaqësi në vlerësime por vlerësimet e jurisë profesionale të festivalit Anadrini Folk 2020, në bazë të përvojës time në organizimin e festivaleve ku për 15 vjetë isha në rrethin e ngushtë të organizatorëve dhe për tetë vjetë isha drejtor i festivalit folklorik “Anadrinia Jehon” si dhe bazuar në zhvillimet e festivaleve tjera ku kam përcjellur dhjetëra të tillë, mendoj se vlerësimet e jurisë profesionale e festivalit të parë virtual Anadrini Folk 2020, janë vlerësimet më të sakta dhe më të qëlluarat.

Prandaj, ndjej kënaqësi për këtë përmbyllje të suksesshme të festivalit Anadrini Folk 2020, njëkohësisht të gjithë fituesit i uroj për çmimet e fituara dhe bashkë me të gjithë pjesëmarrësit tjerë të festivalit i inkurajoj që të kultivojnë edhe më shumë kulturën e bukur shpirtërore të popullit shqiptar, përmes së cilës po ipet një kontribut i pakontestueshëm në zhvillimin e atdhedashurisë tek gjeneratat e reja.

Gjithashtu shprehi kënaqësinë time që festivali virtual Anadrini Folk 2020 ka arritur që të depërtojë në të gjitha familjet shqiptare dashamirëse të folklorit, duke i argëtuar dhe duke i’u lehtësuar ditët e karantinës nga pandemia globale Covid 19”.

Pas ndarjes së çmimeve natyrisht se pati edhe debate dhe analiza të jurisë, shoqërive, shoqatave e pjesëmarrëve tjerë lidhur me iden, kriteret, pjesëmarrjen, mandej vlerësimet dhe shumë e shumë tema të këtij lloji, ashtu si që ishte në vet lokalet e SH.K.A “DARDANIA” gjatë ushtrimeve të saja që mbretëronte një atmosferë e veqant me vlerësimin për vendin e parë.

“Jemi shumë krenar që juria na kanë vlerësu pikërisht neve, andaj ne ju jemi mirënjëhës, edhe jurisë edhe organizatorëve që na kanë mundësu të marrim pjesë në këtë festival kështu” u shprej anëtarja e kryesisë Enisa Hoti, për të vazhdua edhe më tutje me ambicjet e mëdha që ka kjo shoqëri për festivale dhe mundësia e kufizuar për të marrë pjesë në to.

Andaj veterani Hamit Shillova që zotëron veglat me frymë, por jo vetëm kaq, zotëron këngën rapsodike dhe veglat instrumentale thuaja se të gjitha, ai mes të tjerash tha: “Ne, besoj se me punë kemi arrit deri te kjo. Pas kaq vitesh angazhim e përkushtim, besoj se e kemi meritu, edhe pse nuk e kemi prit se do jemi në vendin e parë, por aty dikun” dhe qeshet me vullnet sepse është i kënaqur se kavallat dhe gajda e tij që kishin vulos vendimin e jurisë.

Pa asnjë hezitim kryetari i shoqërisë ishte më se i kënaqur me vlerësimin, sidomos për pjesëmarrësit në ato gjirime por jo vetëm kaq, ai shpërndante informacione edhe të rrjedhave tjera të festivaleve të sivjeme, prej nga edhe mund të mbahen aty këtu në Kosovë e Shqipëri edhe pse pandemia ka blloku gjithëçka dhe nuk po i dihet momentit.

Si do që të jetë ne vazhdojmë me kultuvu traditën edhe kështu në kushte të veqanta dhe në pengesa edhe të kësaj pandemije dhe mbetet prioritet i ynë që ne të vazhdojmë edhe më tutje kultivimin, trashigimin dhe përcjellëjen e traditave tona tek brezi I ri që po lind e po rritet në mërgim, përfundoj kështu Shefqet Cakolli kryetar i kësaj vatre kulturore në Winterthur të Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat