Biznesmeni i njohur shqiptar në Zurich, Haqif Haziri përkujton Llukman Halilin: Lluki ishte ambasador i gazetarisë dhe paqes në Zvicër!

Zvicra

Biznesmeni i njohur shqiptar në Zurich, Haqif Haziri përkujton Llukman Halilin: Lluki ishte ambasador i gazetarisë dhe paqes në Zvicër!

Nga: Nefail Maliqi Më: 16 korrik 2020 Në ora: 10:48
Haqif Haziri, Llukman Halili dhe Çun Lajçi

Zurich, 16 korrik - Ikja e shpejtë në amshim e gazetarit veteran Llukman Halili nga Lugina e Preshevës pikëlloi shumë jo vetëm familjarët dhe kolegët por edhe miqtë dhe vendasit me të cilët shoqërohej dhe bashkëpunonte. Njëri nga këta shokë dhe miq të të ndjerit Halilit ishte edhe bashkëvendasi i tij, biznesmeni i njohur nga Bujanoci në Zurich të Zvicrës, Haqif Haziri, shkruan gazeta "Bota sot".

Një muaj pas humbjes së Llukam Halilit, biznesmeni dhe specialisti me emër i gastronomisë në Zvicër, Haqif Haziri nga Bujanoci përmes gazetës "Bota sot" ka përkujtuar mikun dhe vendasin e tij.

Haziri: Llukman Halili, pos si gazetar ai ishte edhe humanitar, ishte "Anton Çeta" i diasporës shqiptare në Zvicër

Image

Përkundër angazhimeve në punë, shkollimit të fëmijëve, familjes Haqif Haziri asnjëherë nuk e ka harruar vendin, vendlindjen dhe njerëzit e tij. Ai me shpirtin human, ka ndihmuar të afërmit e tij, njerëz të shumtë në nevojë e fshatin, ka ndihmuar aksionet e ndryshme, aktivitetet atdhetare, politike e kulturore shqiptare në Kosovën Lindore e në Kosovë. Pa dashur t’i përmendim një nga një në detaje, më së miri flasin dëshmitarët dhe nevojtarët si dhe miqtë e tij shqiptarë dhe zviceranë.

Kur është fjala, këtu s'do harrur bashkëpunimin me të ndjerin Llukman Halilin, gazetarin tonë të njohur nga Lugina i cili ditë më parë ndërroi jetë në Zvicër.

Afaristi i njohur në Zurich Haqif Haziri bashkë me Çun Lajçin e të tjerë ishte dorë e djathtë e Llukman Halili në çdo aktivitet të cilët vepronin bashkërisht në favor të çështje së Luginës së Preshevë dhe asaj mbarë shqiptare përmes një sërë organizimesh kulturore e sportive deri tek botimi i librave dhe konferenca tjera me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Jam i tronditur nga shkuarja e hershme në amshim e mikut dhe shokut tim, gazetarit tonë të njohur Llukman Halili. Vdekja e tij ishte një lajm i trishtueshëm jo vetëm për mua, por për mbarë gazetarinë dhe publicistikën tonë kombëtare. Unë isha gjithnjë bashkë me të, si thonë vetëm gjumi na ndante. E shoqëroja Llukin thuajse në çdo takim me bashkëkombas e tubim festive nga protesta, në promovime librash e konferenca. Ai po ashtu ishte humanitar dhe pajtues në çdo mosmarrëveshje apo ngatërresa mes shqiptarëve në diasporë sidomos këtu në Zvicër. Shkurt Lluki kishte zemër të madhe që ju printe misioneve humanitare dhe kombëtare. Me një fjalë Lluki ishte Anton Çeta ynë në Zvicër dhe ambasador i paqes në diasporë. Zoti e pastë shpërblyer me xhenet!.." ka rrëfyer me lot në sy miku dhe bashkëvendasi i tij i pandashëm në Zurich të Zvicrës z.Haqif Haziri.

Image


Kush është Haqif Haziri që nisi biznesin nga kiflet dhe sot u be King i gastronomisë në Zvicër?

T'ju përkujtojmë se Haqif Haziri nga Bujanoca është biznesmeni i njohur në Zvicër i cili këto 30 vitet sa vepron në këtë vend, bëri emër si specialist i gastronomisë në Zvicër. Haziri është afaristi i cili nisi biznesin nga kiflet, sot ai është King i gastronomisë në Zvicër, shkruan gazeta kombëtare "Bota Sot" nga Zvicra. Për sukseset e Haqif Hazirit kanë shkruar edhe gazetat zvicerane.

Veprimtaria dhe bamirësia e Haqifit, janë një shembull i mirë i integrimit dhe humanizmit jo vetëm për shqiptarët në Zvicër, por edhe në Malësinë e Bujanocit dhe Luginën, por në mbarë tokat shqiptare.

Haqif Haziri nga Bujanoci tregtinë e nisi me kifle, ndërsa sot ai në Zurich posedon rrjetin e vet të bizneseve (Hotel Meierhof, Resaturant Victoria, Furra dhe 10 kioska në mbarë Zvicrën të KingBrezle) nga duart e të cilit sot hanë bukë mbi 200 familje apo një mijë njerëz si në Zvicër ashtu edhe në Luginën e Preshevës i cili ka ndihmuar para lufte, gjatë luftës dhe vazhdon t'ju ndihmojë shumë njerëz, sidomos të varfra apo jetimëve.

Falë aftësisë, përkushtimin dhe seriozitetin në punë Haqif Haziri, patron i “Viktoria Brezle” me seli në Zurich është treguar shumë i suksesshëm në ekonominë shumë të ngritur, të zhvilluar, madje dhe konkurrentë potencial në Zvicër. “Aty ku pikën djerset, aty është edhe bereqeti hallall dhe padyshim sukseset nuk mungojnë...!” thotë në fund afaristi Haqif Haziri nga Bujanoci në një intervistë për "Bota Sot".

Biznesmeni i njohur Haqif Haziri, po ashtu ai ka ndihmuar zhvillimit ekonomik dhe infraskturës në vendlindje (Bujanoc) duke mbështetur aktivitete dhe evenimente kulture në Luginën e Preshevës dhe Zvicër, shkruan Bota Sot në fund duke prezantuar një biznesmen të shkëlqyeshëm në perëndim, që sot është bërë shembull integrimi për diasporën shqiptare në Zvicër.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat