Presidentja e Zvicrës falenderon gazetarin shqiptar për urimin e 1-Gushtit. Ka një mesazh për Kosovën dhe shqiptarët

Zvicra

Presidentja e Zvicrës falenderon gazetarin shqiptar për urimin e 1-Gushtit. Ka një mesazh për Kosovën dhe shqiptarët

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 13:05
Presidentja e Zvicrës falenderon gazetarin shqiptar për urimin e 1-Gushtit. Ka një mesazh për Kosovën dhe shqiptarët

Berne, 6 gusht -Me rastin e Ditës Kombëatre të Zvicrës -1 gushtin gazetari ndërkombëtar në Gjenevë Nefail Maliqi ka uruar presidenten e Zvicrës znj. Simonetta Sommaruga. Presidentja e Konfedrates Helvetike znj.Sommaruga me rastin e kesaj dite ka pranuar mijera mesazhe nga burreshtetas dhe personalitete nderkombetare nga mbare bota.

Me kete rast Presidetja e Zvicres znj. Simonetta Sommaruga ka falenderuar gazetarin shqiptare ne Gjenevë për urimin e 1-Gushtit. "Do t'ju falënderoja përzemërsisht për mesazhin tuaj me rastin e Ditës Kombëtare te vendit tonë. Ju urojme shëndet dhe suksese në aktivitetet tuaja priofesionale.." thuhet ne pergjigjen e presidentes zvicerane derguar kolegut tone Nefail Maliqi. Shqiptaret ne Zvicer festojne 1-Gushtin jo vetem se jane qytetare te saj, jo vetem se jetojne dhe punojn ne kete vend, por edhe per disa aresyera tjera per cka shqiptaret sot jane mirenjohes si psh. Zvicra gjate luftes strehoi 60 mije refugjatë, pastaj Zvicra njihet nder vendet e para që njohu shtetin e Kosovës, po ky shtet sot mban me buke mbi 700 mije shqiptare ne ballkan (400 mije ne Kosovë, 200 mije ne Maqedoni edhe 100 mije tjere ne Shqiperi, Luginen e Preshevës dhe Mal te Zi). Pra nuk thuhet kot: Miku i mire shifet ne ditet e veshtira.

“Pas 729 viteve të pavarësisë, Zvicra u bë synonim dhe shembull autentike e demokracisë. Kjo është arsyeja pse sot Zvicra nuk është jo vetëm një transportuese e mire e çokollatave dhe djathit, por edhe “transportuese” e mire edhe e tolerancës dhe demokracisë. Vendet e tjera duhet të përfitojnë nga ky “transport” gratis helvetik, per te miren e gjthe qytetarve per te jetuar te bashkuar ne nje vend stabil dhe ne paqe! "Bazuar nga vlerat demokratike dhe te tolerances ne Zvicer, shpesh here ne mesin e bashkekombasve te mi e them se te jetosh ne Zvicer eshte dicvka me shume se fat, eshte privilegj..”, thuhet ne fund te letres uruese te kolegut tone Nefail Maliqi ne Gjenevë derguar presidentes së Zvicres znj. Simonetta Sommaruga.

Zonja Simonetta Sommaruga ne vizitene saj te fundit en Gjenevë ne bisede me gazetarin tone te njohur Nefail Maliqi cili tashme gjendet ne krye te shoqates se gazetareve boterore ne Gjenevë ka deklaruar nder tjerta se “Kosova duhet te perqndruhet ne luften kunder korrupcionit dhe krimit të organizuar, si dhe ne zbutjen e papunesise per te ndalur eksodin.." "Stabiliteti i brendshëm dhe rajonal, rimëkëmbja ekonomike dhe forcimi i sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht funksionimi i shtetit juridik në Republikën e Kosovës, janë prioritetet e politikës së jashtme zvicerane në rajon, tha fillimisht Sommarruga.

Presidentja Simonetta Sommaruga duke folur per diasporen shqiptare, në fund ka thene se “shqiptaret janë mirë të integruar në Zvicër dhe se po kontribuojnë jo vetëm për zhvillimin e vendit tonë por edhe vendit të tyre duke investuar e ndihmuar familjet e tyre në vendlindje..”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat