Ngushëllime familjes së nderuar Shehdadi në Gjakovë

Zvicra

Ngushëllime familjes së nderuar Shehdadi në Gjakovë

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 21:44
Kastriot Shehdadi

Me rastin që KASTRIOTI unda nga jeta, më idashuri për Ju në veçanti,për farefis, miqsi, bashkëpunëtorë dhe bashkëveprimtarë për çështjen kombëtare në përgjithësi, kudo që gjinden në Kosovë dhe në kurbet, ku dhimja dhe pikëllimi janë të pranishme dhe të arsyeshme, të gjithë paqi qëndresën si ndihmesë, për të përballuar këto qaste të vështira përmes kujtimeve dhe nderimeve më të mira për KASTRIOTIN e nderuar e që mund të bëhen në këto rrethana..!

Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, ndanë dhimbjen bashkë me Ju e nderuara familje SHEHDADI, me shpresë, se, për aq sa është e mundur në këto rrethana, kupikëllimi e dhimbja e arsyeshme janë të pranishme në mesin tuaj dhe tonë, për KASTRIOTIN, familjarin tuaj më të dashur, gazetarin dhe publicistin e mirënjohur, veprimtarin e çështjes kombëtare për liri e pavarësi të Kosovës.

Me Ju përherë qëndroft pranë qëndresa e arsyeshme, paqi nderimet dhe kujtimet më të mira për KASTRIOTIN e nderuar, që me vepra që bërie la pas vete, do të kujtohet e nderohet brez pas brezi, tash më le të pushon i qetë në amshim,se me punë e vepëra ka fitua përjetësinë.

Dheu i atdheut i qoft i lehtë e i shërbeft si mbuloj e roje e përhershme... për të cilin gjatë tërë jetës me kujdes e përkushtim veproi në të gjitha drejtimet që të jetë i lirë i pavarur me mirëqenie dhe zhvillim ekonomik arsimor e kulturor ashtu siç e deshi dhe dëshiroi gjatë tërë jetës në vazhdimsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat