Theri me thikë personin e sigurimit në Zvicër, shqiptari dënohet me gjashtë vjet burgim

Zvicra

Theri me thikë personin e sigurimit në Zvicër, shqiptari dënohet me gjashtë vjet burgim

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 11:34
Zvicra

Një kosovar është dënuar nga Gjykata Penale në Luzern me gjashtë vjet burgim, pasi në një zënkë në shtator të vitit 2017 në një lokal, kishte ther me thikë një person të sigurimit të lokalit, shkruan “Luzerner Zeitung”.

Në orët e mëngjesit një person i sigurimit kishte kërkuar nga një grup prej pesë personave që të largoheshin nga lokali.

Një kosovar 33-vjeçar e kishte lutur atë që t’i lë kohë edhe pesë minuta dhe ia zgjati dorën. Kur sigurimi ia refuzoi dorën, filloi një fjalosje mes tyre, siç është thënë nga Prokuroria e Luzernit.

Pas një fjalosje në shqipe eskaloi situata. Personi i sigurimit përdori sprejin, pasi kishte menduar se kosovari po planifikon të nxjerrë diçka nga xhepi i djathtë.

Kosovari ishte larguar nga lokali, ndërsa sigurimi i kishte ofruar një gotë ujë. Pas një fjalosje tjetër 33-vjeçari nxorri thikën dhe e goditi në stomak personin e sigurimit.

Në seancën e mbajtur më 26 gusht pala mbrojtëse tha se 33-vjeçari kishte vepruar në vetëmbrojtje dhe kishte kërkuar që të aplikohet një dënim prej nëntë muajve.

“Nuk ishte e nevojshme që sigurimi e përcolli klientin tim jashtë lokalit. Ai ishte frikësuar nga një sulm tjetër. E përdori thikën pasi u ndje i rrezikuar. Ishte një sulm në vetëmbrojtje”, ka thënë avokati mbrojtës i kosovarit.

Gjykata Penale në Luzern i shqiptoi një dënim prej gjashtë vjetëve kosovarit për vrasje në tentativë. Po ashtu ai do të dëbohet edhe për dhjetë vjet nga Zvicra. Vendimi ende nuk është i plotfuqishëm dhe palët kanë të drejtë të ankohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat