Shqiptari nga Kosova para gjyqit në Zvicër, ka mbytur gruan me ‘lugë’ të këpucëve

Zvicra

Shqiptari nga Kosova para gjyqit në Zvicër, ka mbytur gruan me ‘lugë’ të këpucëve

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Një 67 vjeçar nga Kosova, por që jeton në Zvicër sot do të përgjigjet para Gjykatës së Qarkut, pasi që dyshohet se ka vrarë gruan e tij duke e goditur me ‘lugë’ të këpucëve në vitin 2019.

Prokuroria kërkon dënim me shtatë vjet burg për vrasje pa dashje dhe dëbim nga vendi për dhjetë vite.
Ai ndodhet në paraburgim. është në burg të hershëm.
I akuzuari përshkruhet nga fëmijët e tij si një person i qetë, me zemër të mirë, i durueshëm dhe mirëkuptues.

Por, kur i fundit nga pesë fëmijët qe larguar nga banesa e prindërve të tyre në vitin 2017, marrëdhënia e çiftit qe përkeqësuar. Gruaja kishte pësuar ndryshime psikologjike dhe shpesh e ka fyer dhe poshtëruar burrin e saj, sipas aktakuzës. Burri e kishte duruar këtë për disa muaj, duke qëndruar i qetë.

Por, ditën e të Premtes së Madhe (festë e krishterë) të vitit 2019, ai humbi kontrollin dhe së pari e goditi gruan e tij me shuplakë në fytyrë. Pastaj kapi një lugë këpucësh prej metali, të gjatë 56 centimetra dhe e goditi viktimën rreth 20 deri 30 herë. Gruaja vdiq nga plagët e rënda që kishte marrë.

I akuzuari kishte thirrur vetë policinë dhe qe arrestuar pa ofruar rezistencë. Sipas aktakuzës, ai kishte thënë se nuk donte ta vriste gruan e tij. Ai po ashtu është treguar i penduar thellë për aktin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat