Tragjike: Po ktheheshin nga Kosova në Zvicer, humbin jetën katër anëtarë të familjes

Zvicra

Tragjike: Po ktheheshin nga Kosova në Zvicer, humbin jetën katër anëtarë të familjes

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 22:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksidentin e rëndë në Landin e Baden Württemberg.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja Meliza Haradinaj Stublla, nga njoftimi i Ambasadës së në Gjermani, përcjell Bota sot.

Ajo është shprehur e pikëlluar për shuarjen e katër personave dhe ka shprehur ngushëllime ndaj familjeve.

Po ashtu, ajo ka shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë bashkëkombësit tanë në diasporë që nuk e harruan asnjëherë gjakun, atdheun, dhe kombin, dhe kështu mbesin pjesë e pandashme e jona, pavarësisht se ku ndodhen fizikisht.

Postimi i saj i plotë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani kanë njoftuar që sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksidentin e rëndë në Landin e Baden Württemberg.

Në këto çaste të vështira për të gjithë ne ku për vetëm një javë u shuan tragjikisht 6 jetë të bashkatdhetarëve tanë, shprehim pikëllimin e thellë për të gjitha tragjeditë e tmerrshme që rënduan fatin e diasporës sonë sidomos javën e fundit, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës.

Duke qenë të vetëdijshëm që jeta në mërgim nuk është e lehtë, dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë bashkëkombësit tanë në diasporë që nuk e harruan asnjëherë gjakun, atdheun, dhe kombin, dhe kështu mbesin pjesë e pandashme e jona, pavarësisht se ku ndodhen fizikisht.

MPJD dhe misionet e saj diplomatike e konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e shteteve pritëse dhe në shërbim të qytetarëve tanë kudo.

***

Policia gjermane të premten e ka konfirmuar vdekjen e 3 personave në Gjermani duke theksuar se bëhet fjalë për 2 persona me shtetësi të Kosovës dhe një të tretë për pasaportë zvicerane, por që të tre kanë mbiemrin e njëjtë.

Komisari i Policisë, Mark Gmünder, ka treguar edhe inicialet e tre personave të cilët kanë vdekur pasi janë përplasur me një kamion.

Bëhet fjalë për personat me inicialet B.K, Z.K dhe F.K, të cilët kanë qenë duke udhëtuar drejt Zvicrës.

Siç shkruajnë mediat gjermane, mosha e të vdekurve është (12), (18) dhe (35), dhe dyshohet se janë nga Ferizaj.

Lidhur me këtë aksident ka reaguar edhe ambasada e Kosovës në Berlin, e cila ka treguar se është në kontakt me autoritetet gjermane për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Derisa ditë më parë në Gjermani kanë vdekur tragjikisht edhe dy vëllezër nga Deçani, të cilët janë goditur nga një tren derisa po shkonin në shkollë.

***

Sot ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ku humbën jetën tre anëtarë të një familje nga Kosova.

Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës, ndërsa sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej.

Një djalë 12 vjeçar dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendin e aksidentit nga plagët e rënda të pësuara, ndërsa personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur pak më vonë në spitalin në të cilin ishte dërguar me helikopter shpëtimi.

Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës “Audi” kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa shoferi i kamionit u plagos lehtë.

Rruga federale u mbyll për orë të tëra, gjatë punës së shpëtimit dhe regjistrimit të aksidentit.

Më poshtë pamje nga ky aksident tragjik!

Image
Image
Image
Image

Policia gjermane zbulon shtetësinë e tre personave

Policia gjermane ka konfirmuar se në aksidentin e sotëm në Gjermani kanë vdekur tre persona, dy me shtetësi nga Kosova, dhe personi i tretë me shtetësi zvicerane.

Komisari i Policisë së Ravensburgut në Gjerman, Mark Gmunder, në një përgjigje ka thënë se dy nga të vdekurit janë me kombësi nga Kosova ndërkaq njëri zviceran teksa të tre kanë qenë rezidentë në Zvicër.

“Të tre personat që kanë qenë në veturë kanë rezidencë në Zvicër. Nacionaliteti i dy të vdekurve është kosovar kurse nacionaliteti i personit të tretë është zviceran. Inicialet e personit të tretë janë BK, kurse dy të tjerët janë ZK dhe FK”, thuhet në përgjigjen e policisë gjermane.

Gmunder ka sqaruar se mbiemri i tre personave është i njejtë.

Aksidenti ku kanë vdekur dy kosovarë ka ndodhur në Gjermani pak kilometra nga kufiri me Zvicrën, ndërkaq sipas mediave gjermane në aksident janë përfshirë vetura me një kamion.

***

Në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ka ndodhur sot një aksident i rëndë trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni. Aksidenti ka ndodhur në mëngjes, pak para orës 9, shkruajnë mediat gjermane.

Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona, anëtare të një familjeje, që gjendeshin në automobilin audi.

Media merr vesh nga burimet e saj, familjarë të viktimave, se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Ata po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës.

Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej.

Tre persona janë bllokuar në automjetin e aksidentit dhe është dashur të lirohen nga brigada e zjarrfikësve e cila ka përdorur pajisjet hidraulike të shpëtimit.

Një djalë 12 vjeç dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendin e aksidentit nga plagët e rënda të pësuara. Personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur pak më vonë në spitalin në të cilin ishte dërguar me helikopter shpëtimi.

Gruaja e 35 vjeçarit, është në gjendje kome.

Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës Audi kanë pësuar lëndme të rënda.

Drejtuesi i kamionit është lënduar lehtë. Rruga federale është mbyllur për orë të tëra gjatë punës së shpëtimit dhe hetimeve rreth aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat