Përhapja e kultit të Shën Albanit të martirizuar në Europë

Zvicra

Përhapja e kultit të Shën Albanit të martirizuar në Europë

Nga: Hamzë Morina Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:32
Përhapja e kultit të Shën Albanit të martirizuar në Europë

Ka kohë që nëpër vende të ndryshme në Zvicër më ka rënë në sy emri Albani. Diku një shitore e artikujve të veshjeve sportive, më tutje një shoqatë, në Winterthur një festë madhështore e në Basel një manastir po me këtë emër. Për kurreshtje vizitova Kishën e Shën Albanit në Basel. Përfytyrimi im ishte për një kishë të thjeshtë diku në periferi të Baselit, por sapo mora planin e qytetit dhe gjeta Kishën me emrin e Shën Albanit, më shfaqet një rajon më i gjërë mbi 3 km2 ku jetonin mbi 10 000 banorë me emrin e tij si Kështjella e shën Albanit, rrugë,varreza e shumë objekte në një lagje qendrore në Basel. Duke vërejtur përhapjen kaq të madhe të emrit të Shën Albanit jo vetëm në Basel e në përgjithësi në Zvicër por në tërë Europën dhe me gjërë vërtet shtrohet pyetja se a ka interes për historinë e krishterë në përgjithësi dhe në veçanti për historinë shqiptare studimi i mirfilltë i fenomenit ende të pandriquar të misionarëve, martirëve dhe shenjtërve të shumtë me emrin Albani në Europë e më gjërë?!

Një gjë tashmë eshte e çartë, anipse edhe lidhur me këtë figurë ka mistere të pazbuluara nga zhdukja e dokumenteve dhe relikeve që lidhen me figurën e Shën Albanit - PAPA Klementit të XI i cili sipas të gjitha dëshmive ishte shqiptar.Pra, Papa Klementi XI - Albani, që qëndroi 21 vjet rrjesht në postin më të lartë në Vatikan në kohën më të turbullt për Europën dhe Krishterimin ishte vërtet me origjinë shqiptare nga Familja Laçi, të cilët u shpërngulën si kalorës pas vdekjes së Skenderbeut te Duka i Urbinos ku gjendet ende sot Pallati Albani. Kjo e vërtetë më as që diskutohet dhe është tejet e çartë se ai ishte vërtetë me origjinë dhe rrënjë shqiptare. Eshtë ndriquar edhe puna e tij si papë në organizimin e "Kuvendit të krishterë të Arbërit" dhe dihet fort mirë marrja e titullit Albani si papë që është një veçanti që dëshmohet fare mirë dhe që nuk hetohet te papët tjerë në Vatikan. Kështu edhe biografi francez i Klementit XI- Albani, M. Reoule, e ka theksuar këtë çast te pa kujdesur të Papës për çështjen kombëtare, duke thënë: “Gjon Francesk Albani, qe kishte prejardhje shqiptare, u kujdesua posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve te tij. Me nismën e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolike të Ballkanit (14-15 Janar 1703). Kjo ishte një fitore e madhe për kulturën dhe kombësinë shqiptare, mbasi që klerikët ishin të paret, që filluan të shkruanin në gjuhën shqipe dhe të krijonin përmendoret e para të letërsisë shqipe.Mund të jetë i vetmi papë në selinë e Shën Pjetrit që ka vënë si dëshmi përkatësinë e tij."

Image

Po, kush janë të shenjtët , martirët dhe misionarët tjerë me emrin Albani aq shumë të dëshmuar në tërë Europën e më gjërë? Eshtë një enigmë e veçantë. Vërtet habit fakti i përhapjes kaq të madhe të kultit të tij në Europë e më gjërë.

"Das Kloster St. Alban im St. Alban-Tal war das erste Kloster in Basel. Kirchen- und Klosterbau entstanden kurz darauf an der Wende zum 12. Jahrhundert. Allerdings reichen die frühesten Bauspuren bis ins 8./9. Jahrhundert zurück. Das Kloster war der Muttergottes, Christus und dem Märtyrer Alban von Mainz oder Alban von England geweiht, den man in Basel seit 855 verehrte." Wikipedia ( Kloster St. Alban Basel).

Kështu thuhet në Wikipedia për Shën Albanin dhe Kishën e tij në Basel por ne shkuam gjurmëve të Shën Albanit në Mainz dhe atj në Angli për të vërtetuar se kush ishin vërtet ata.

Po kush është vërtet martiri i shenjtë Albani i Anglisë?

Eshtë koha kur Perandoria Romake po persekutonte të krishterët, kur misionarë të shumtë kishin filluar të përhapnin fenë e përbuzur dhe të ndaluar nga ajo perandori. Në Vitin 324 p.K kemi martirin dhe të shenjtin e parë në Angli Shën Albanin në qytetin Verulamium në afërsi të Londrës, qytet me të njetin emër Albani, ku gjendet ende sot një katedrale e bukur dhe impozante. Vlen të përmendet legjenda interesante për Shën Albanin i cili pasi nuk dorëzon priftin që po qendronte në shtëpinë e tij dhe po përhapte krishterimin, Gjyqi e denon me vdekje(prerje koke) por ndodh mrekullia. Shen Albani kalon lumin, pasi kishte mbrojtur me devotshmëri priftin që po përhapte besimin e shenjtë dhe me kokën e prerë nën sqetull varroset në vendin ku sot gjendet katedralja. Dokumentet flasin për një mrekulli të veçantë që Shën Albanin e bëjnë martirin e parë në Angli e ndoshta edhe në tërë botën e krishterë.

Sa i përket periudhes kur kjo ndodh, duhet ta dijmë se kemi të bëjmë me kohën kur Konstatini i madh madh ishte Perandor i Perandorisë Romake (Lindjes dhe Perëndimit) pra, gjatë viteve 306-316, i cili ndaloi përndjekjet fetare dhe i hapi rrugë Krishterimit dhe ndërtoi shumë institucione fetare të krishtera, midis së cilave edhe kishën e Shën Pjetrit në Romë. Përafërsisht këto vite Niketë Dardani (340 – 414), njihet si autori i “Te Deum” hymnit bazë dhe simbol të krishtërimit, ky artist nga Remesiana e Dardanisë është një nga emrat e parë të historisë kulturore të krishtërimit dhe një nga themeluesit e kësaj kulture. Niketë Dardani ose Shën Niketa i Remesianës është nderuar si shenjt nga Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse. Ai konsiderohet si një nga etërit themelues të Kishës Ortodokse romane dhe festa e tij është caktuar 22 qershori. Bashkëkohanik kemi edhe Shën Jeronimin, Shenjtor i krishterë nga Ilirikumi, teolog dhe një nga “katër doktorët” e mëdhenj në teologji të Kishës Perëndimore. Pra të këtyre viteve janë edhe përpjekjet e Shën Albanit, prift ,martir dhe misionar... që martirizohet në Verulamium të Anglisë disa kilometra në afërsi të Londres së sotme. Fama e martirit Alban shkon gjer atje sa Anglia pretendonte një kohë të mbante edhe emrin Alba në shenjë të kultit të martirit të parë Shën Albanit.

Image
Ikone mit dem Bild des heiligen Alban
Image
Kathedrale von St Albans

A është i njejte Shën Albani i Mainz -it me Shën Albanin e Anglisë?

Poashtu si Shen Albani i Anglisë për të cilin legjenda thot se kishte kaluar lumin me kokën e prerë dhe ishte varrosur në anen tjetër të lumit edhe Shën Albani i Mainzit u persekutua pasi ndihmoi peshkopin vendas Aureus te hapte peshkopaten. Atij iu pre koka gjat kalimit te Rinit ne vitin 406 dhe ai poashtu me kokë të prerë shkoi tek vendi ku donte te varrosej në Hanum te Mainzit ku gjate viteve 787 ose 796 u ndertua Abacia për nder të Shën Albanit në kodren e quajtur Albansberg. Origjina e tij dyshohet midis të qenit Grek apo Shqiptar por dihet se ishte i derguar me mision nga peshkopi Arelius Ambrosius i Milanit në Gali dhe Gjermani . Shën Albani i Mainzit nuk duhet të ngatrrohet me Shën Albanin e martirizuar në Verulamium rreth 35 km në veri të Londrës. Sidoçoftë të dy Albanët kanë një legjendë të ngjashme ate të martirit që me kokë të prerë shkon në drejtim të caktuar për tu varrosur në emër të mbrojtjes së krishterimit në Europë në kohën kur të përhapësh krishtërimin ishte një rrezik nga perandoria Romake e cila sundonte në këto pjesë të saj. Pavarësisht se është thënë shumë dhe shkruar vazhdimisht për shën Albanin e Anglisë dhe martirin e Mainzit për origjinën e tyre është thënë gjithmonë se është një qytetar romak, perandori e përhapur gjërësisht në Europën e asj kohe. Te Albani i Mainzit kur flitet për origjinën e tij thuhet se ka prejardhje nga ishujt grek po edhe nga brigjet iliriane. Por të gjitha këto do të përmblidhen diku ku tregohet për egzistencën e vërtetë historike të shën Albanit diku në shekujt e më vonshëm sidomos në shek e V të apo edhe më vonë te Beda.

Bedas Historia ecclesiastica gentis Anglorum. The Historical Alban

Little can actually be known about the real St. Alban (estimated to have died c. 209 - 305 A.D. depending on interpretations), ...

Image
Alban von Mainz
Image
Kirche St. Alban

Përhapja e kultit të Shën Albanit të martirizuar në Europë e më gjërë

Duke vizituar Kishën e Shën Albanit në Basel të Zvicrës vërejta se ky kult ishte bartur nga martirët Shën Albani i Mainzit apo dhe ai i Anglisë. Kështu së paku e përshkruhet në anale të caktuara edhepse hetohen ndertime të shek. 7 dhe 8 të katedrales dhe Kishës kur shënjtërohet Shën Albani thuhet se katedralja dhe kisha janë ndertuar në shek e 12 dhe aty jepet pasyra historike e përhapjes së këtij kulti te shenjtë në Bazel.

Image
St.-Alban-Tor Basel

Pos Bazelit, kulti i Shën Albanit paraqitet edhe në Winterthur të Zvicrës ku organizohet një festë e madhe europiane për nderë të Shen Albanit. Thuhet se kjo festë ka filluar qysh me 22 qershor të vitit 1264 kur është bërë edhe zgjedhja e parë e Këshillit të kësaj Bashkie me R. von Habsburg dhe kur është bërë festa e parë me ngjyrosjen me venë,djath e bukë e cila vazhdon. Kurse nga viti 1971 ajo ka marrë përmasa tjera dhe organizohet çdo vit në javen e fundit të Qershorit ku sigurohen deri në 10 000 vende për pjesëmarrësit.

Në këtë vazhdë kulti i shën Albanit është përhapur në shumë vende europiane ku janë ndertuar kisha e katedrale në shenjë të këtij martiri dhe këto kisha e manastire vazhdojnë të jenë aktive dhe të renovohen kohë pas kohe që nga themelimi i tyre. Kjo verteton se kulti i martirizimit të shën Albanit në Europë është shumë i përhapur dhe ka një domethënje të veçantë për krishterizmin.

Ja vendet ku paraqitet ky kult në kishen e krishterë europiane:

Belgjikë

Cathédrale Saint-Aubain, Namur

Danimarkë

St. Alban (Kopenhagen)

Gjermani

St. Alban (Aitrang)

St. Alban (Bad Krozingen)

Simultankirche St. Alban (Bechenheim)

St. Alban (Mettenberg) in Biberach an der Riß

St. Alban (Stillnau) in Bissingen

St. Alban (Bodenheim)

St. Alban (Bötzingen)

St. Alban (Burgrieden)

St. Alban (Honsolgen) in Buchloe

St. Alban (Diedorf) in Diedorf im Eichsfeld, Thüringen

Klosterkirche St. Alban in Dießen am Ammersee

St.-Alban-Kirche (Döllwang)

Pfarrkirche St. Alban (Effelder), auch Eichsfelder Dom

St. Alban (Eisenhofen) in Eisenhofen, Bayern

Albanikirche (Erfurt)

Albanskirche (Frankenbach)

St. Alban (Gabsheim)

St. Alban (Geisenried)

St. Alban (Gersheim)

St. Albani (Göttingen)

St. Albanus (Großrudestedt)

Erftaldom St. Alban (Hardheim)

St. Alban (Herlikofen)

St.-Alban-Kirche (Kirchhausen)

Alt St. Alban in Köln

Neu St. Alban in Köln

St. Alban (Schönberg) in Kronberg

Ev. Kirche St. Albans (Laichingen)

Albanskirche (Leuzendorf), Landkreis Schwäbisch Hall

St. Alban (Liblar)

St. Alban, Lindenholzhausen-Rübsangen, Kreis Limburg-Weilburg.

Stift St. Alban vor Mainz

St. Alban (Mainz)

Kapelle St. Alban (Oberschaffhausen)

St. Alban (Offenau)

St. Alban (Peterskirchen), Landkreis Traunstein

St. Alban (Premerzhofen)

Evangelische Kirche Rodheim (Hungen)

Wallfahrtskirche St. Alban, Sankt Alban bei Hörgertshausen

St. Albanus (Schillingen) Schillingen, Rheinland-Pfalz

St. Alban (Herlikofen) in Schwäbisch Gmünd

St. Alban (Steinheuterode) Steinheuterode, Eichsfeld, Thüringen

St. Alban (Thalexweiler), Saarland

St. Alban (Trebur)

St. Alban (Wallerstein)

St. Alban (Oberhausen) in Weißenhorn

St. Albanus (Gaberndorf) in Weimar

St. Albanus und Cyriakus (Welver)

Angli

St Alban's Church in der Wood Street, London

St Albans Cathedral in St Albans, Hertfordshire, England

Austri

Pfarrkirche Matrei in Osttirol

St. Wolfgang und Alban in Pillersdorf, Gemeinde Zellerndorf, Niederösterreich

Zvicër

St.-Alban-Kirche (Basel)

Kloster St. Alban (Basel)

Stadtkirche Winterthur

SHBA

St. Albans Church in Brandywine Hundred, New Castle County, Delaware, USA

Emra të rëndësishëm vendesh në pjesë të ndryshme të botës si në

Francë:

Kantone në Francë

Kanton Saint-Alban-Leysse, Département Savoie

Kanton Saint-Alban-sur-Limagnole, Département Lozère

Vende në Francë:

Saint-Alban (Ain), Département Ain

Saint-Alban (Côtes-d’Armor), Département Côtes-d’Armor

Saint-Alban (Haute-Garonne), Département Haute-Garonne

Saint-Alban-Auriolles, Département Ardèche

Saint-Alban-d’Ay, Département Ardèche

Saint-Alban-de-Montbel, Département Savoie

Saint-Alban-de-Roche, Département Isère

Saint-Alban-des-Villards, Département Savoie

Saint-Alban-d’Hurtières, Département Savoie

Saint-Alban-du-Rhône, Département Isère

Saint-Alban-en-Montagne, Département Ardèche

Saint-Alban-les-Eaux, Département Loire

Saint-Alban-Leysse, Département Savoie

Saint-Alban-sur-Limagnole, Département Lozère

Saint-Julien-en-Saint-Alban, Département Ardèche

Pastaj qytete në SHBA

Albany, California
Albany, Georgia
Albany, Illinois
Albany Township, Illinois
Albany, Indiana
Albany, Iowa
Albany, Kentucky
Albany, Louisiana
Albany Township, Maine
Albany, Minnesota
Albany Township, Minnesota
Albany, Missouri
Albany Township, Nebraska
Albany, New Hampshire
Albany, New York (the state capital)
Albany, Ohio
Albany, Oklahoma
Albany, Oregon
Albany, Tennessee
Albany, Texas
Albany, Vermont
Albany (village), Wisconsin
Albany County, New York
Albany County, Wyoming
Albany (town), Green County, Wisconsin
Albany, Pepin County, Wisconsin
Albany Township, Berks County, Pennsylvania
Albany Township, Bradford County, Pennsylvania

Qytete tjera nëpër botë
Albany, Western Australia and its electoral district, the electoral district of Albany
Albany, Nova Scotia
Albany, Ontario
Albany, Prince Edward Island
Albany, New Zealand
Albany, South Africa

(Shenimet për kishat dhe vendet janë dhënë sipas të dhënave në Internet….)

Kemi edhe dëshmi të mëhershme që lidhen me po këtë emër ALBANI

Duket pak e çuditshme, por është e vërtetë se ky emër dokumentohet edhe para lindjes së krishtit dhe zë një vend të rëndësishëm në parahistori që i paraprin Romës, apo që është selia e parë e saj. Mjafton të përmendim Alba Longën dhe të shofim edhe sot e kësaj dite selinë verore të Papëve 20 km pranë Romës, dëshminë e gjallë të këtij emërtimi. Edhe sot e kësaj dite aty janë të gjallë emrat Albaner See((Albanosee) dhe Albaner Berge dhe mund të konstatohet se Rezidenca verore e papëve atje Castel Gandolfo i përgjijget Alba Longës së atëhershme. Nga mitologjia romake mësojmë se themelimin e këti qyteti e ka bërë Ascanius djali i Trojanit ENEA më 1152 p.kr.. Qyteti ishte qendër e Latiniumit dhe gjithashtu thuhet se Romuli dhe Remi(Romulus und Remus) ishin bijë të Rhea Silvia dhe zotit të luftës Mars derisa Rhea ishte motra e mbretit të Alba Longës Numitor Silvius kështu Alba Longa konsiderohet Qyteti mëmë i Romës. Ajo u shkatërrua në vitin 665 p.kr. dhe konsiderohet se Gaius lulius Caesar ishte nga familja e Lulier e Alba Longës.

Për fund një absurd i çuditshëm

Meqë ideja për të paraqitur kultin kaq të përhapur të Shën Albanit në Europë e më gjërë më lindi kur vizitova Kishën e Shën Albanit për kuriozitet në Bazel dhe u mahnita për sipërfaqen që ka në këtë qytet jo vetëm Kisha e objektet fetare që lidhen me te por edhe tërë infrastruktura e kësaj lagje madhështore aq të vjetër dhe të mirëmbajtur më ra në sy një absurd. Ajo tash nuk shërben për ritet fetare të qytetit të Baselit por në objektin e saj janë qiragjinj të rinj dhe për habinë time të madhe aty selinë e kishte Kisha ortodokse serbe e cila është edhe seli e Kishës ortodokse serbe për Europën qendrore pasi Baseli është qytet që u përket tri shteteve dhe shtrihet në këtë trekëndësh Gjermani, Francë e Zvicër.

Absurdi nuk përfundon këtu pasi fakti se Kisha ortodokse greke ishte qiraxhi para saj që nga vitet e 70 ta të shek të kaluar dëshmon se qiraxhiu i ri e ka trashëgua qiranë nga kisha motër greke.

Gjithçka do të ishte në rregull pasi çdo objekt që nuk shfrytzohet jipet me qëra dhe kjo është krejt normale. Por, mua nuk më hiqet nga mendja se pse mu këto dy kisha zgjodhën që në Gjiun e dikurshëm të Kishës së Shën Albanit të bëjnë sakramentet dhe pyes veten si su gjend diku disi që Kisha Katolike shqiptare që ka misionet e veta ne Zvicër të jetë pjesë së paku simbolike si qiraxhi në Objektet e Kishës së Shën Albanit, pra çoftë vetëm si simbolikë, pavarërsisht se përhapja e këtij kulti në Europë ende është e mbuluar me velon e misterit. Pra Abani i Verulamiumit dhe ai i Mainzit ende tregojnë për qytetarin romak që u bë martir në mbrojtje të Krishterimit në Europë ku i pari mbrojti priftin si misionar të përhapjes së krishtit me kokë në sqetull ashtu si i dyti që mrojti misionarin e dërguar nga Milano pas Ediktit të njohur për përhapjen e Krishterimit në Europë .

Suma sumarum a nuk janë shqiptarët një popull me një etni të lashtë i cili i dha shumë civilizimit të Europës e më gjerë dhe u persekutua aq shumë e vazhdon të persekutohet e martirizohet dhe ka mbetur ashtu si Shën Albani i martairizuar që po sfidon botën me kokën nën sqetull pa gjetur derman duke kaluar pa ndalur lumenj e male. të shpresojmë që enigma për Shën Albanin martir të zgjidhet dhe ky popull me rrënjë të lashta të rehatohet pa dashur ta mbaj gjithmonë kokën nën sqetulll pë të gjetur rehatinë diku në brigjet a skajet e lumenjëve e maleve të Europës siq është katandisur edhe sot e gjithë diten.

Ndoshta deri atëherë do të zbulohet edhe Troja e vërtetë dhe Atlantida e fshehur.

Të shpresojmë… AMIN!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat