Pandemia COVID-19 ‘zhduk’ mbi 30 mijë vende të punës në sektorin e hotelerisë në Zvicër

Zvicra

Pandemia COVID-19 ‘zhduk’ mbi 30 mijë vende të punës në sektorin e hotelerisë në Zvicër

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 14:24
Foto Ilustrim

33 mijë vende pune janë humbur tashmë në sektorin e hotelerisë dhe dhjetëra mijëra janë nën kërcënim.

Ky është mesazhi nga kreu i organizatës Gastrosuisse, Casimir Platzer i cili shton se, dy në pesë biznese do të shuhen për shkak të pandemisë COVID-19.

Platzer po i bën thirrje qeverisë zvicerane që të mos e bëjë jetën më të vështirë për sektorin.

Ai thotë se ka një numër të ulët të infeksioneve në restorante të cilat kanë zbatuar masa sigurie dhe hedh poshtë idenë e një orar ndalimi.

Platzer shton se nuk ka rëndësi nëse mysafirët janë në një restorant në orën 09:00 ose 11:00.

Ai po bën thirrje për lehtësim të qirasë nga pronarët dhe më shumë ndihmë të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat