Nga Zvicra në Itali për ti thënë “po” njëri-tjetrit në Horën e Arbëreshëve

Zvicra

Nga Zvicra në Itali për ti thënë “po” njëri-tjetrit në Horën e Arbëreshëve

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:52
Alma dhe Milazim

Dy të rinj nga Kosova me banim në Zvicër, kanë udhëtuar në Horën e Arbëreshëve për ti bërë premtimin e dashurisë njëri-tjetrit. Ka qenë dëshira e madhe e tyre për tu njohur nga afër me kulturën arbëreshe çka i ka shtyrë dy të rinjtë shqiptarë të udhëtojnë shumë kilomentra larg.

Alma dhe Milazim përveç dëshirës për të njohur vendin, dëshironin përvojën e plotë arbereshe ndaj edhe kanë kërkuar të vishen me kostumet tradicionale arbëreshe.

Alma veshi fustanin ​​të cilin e mbajnë shumë vajza arbëreshe dhe Milazimi kostumin e djemve. Ky udhëtim dhe propozimi në Horën e Arberëshëve, ishte një ëndërr e bërë realitet për vajzën shqiptare.

Image
Alma dhe Milazim

“Një emocion i madh për mua, falënderoj përzemërsisht arbëreshët që na ndihmuan pa hezitim. Siguruan këtë veshje të bukur, dhe serenatat e magjishme” është shprehur arbëreshi Giorgoi që ndihmoi çiftin në këtë eksperiencë.

Një përvojë e bukur e paharrueshme për një çift shqiptar  që edhe pse jeton në Zvicër nuk harron origjinën dhe mban gjallë dashurinë për kulturën dhe traditat. Arbëreshët u treguan të gatshëm për tja bërë edhe më të bukur këtë ditë dy të rinjve.

Image
Alma dhe Milazim
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat