Shqiptari Kamer Zymberi është kandidat për këshillin e përgjithshëm të Kuvendit Komunal të Martigny nga partia PLR.
Zymberi është me prejardhje nga Gjilanit, ndërkaq jeton në Zvicër.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, drejtori sportiv i FC Drita, Valon Zymberi përmes një postimi në Facebook.
Ai ka kërkuar nga shqiptarët të cilët jetojnë Zvicër të votojnë Kamer Zymberin.
Postimi i plotë:
Vëllai im Kamer Zymberi nga Gjilani i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka fituar të drejtën që të kandidoje për këshillin e përgjithshëm të kuvendit komunal të Martigny nga partia PLR.
Dita e fundit e votimit do të jetë deri me 15 Nëntor 2020 dhe mbështetja e juaj efshtë̈ shumë domethënëse për rrugëtimin e tij politik në shtetin Zviceran!
Duke ditur që mërgata jonë ka ndikim të fuqishëm në çdo aspekt, ju ftoj që të gjithë̈ ju që keni familjarë apo të afërm që jetojnë̈ në Martigny të Zvicrës, ta mbështesni me votë.
Lista Nr. 1 - PLR
Nr. 1.13 - Kamer Zymberi
Faleminderit shumë!