Diçka e mrekullueshme i ndodhi shqiptarit nga Kosova në Zvicër, kështu i shpëtoi dëbimi nga ky shtet

Zvicra

Diçka e mrekullueshme i ndodhi shqiptarit nga Kosova në Zvicër, kështu i shpëtoi dëbimi nga ky shtet

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Rushiti*, një 45-vjeçar nga Kosova, i cili ka jetuar në Zvicër për 27 vjet, nuk dënohet me largim nga Zvicra për pesë vjet, siç ishte kërkuar më parë. Kjo u vendos nga Gjykata Federale, e cila në këtë mënyrë shfuqizoi vendimin e dy shkallëve më të ulëta, atë të Gjykatës së qarkut, Laufenburg dhe të Gjykatës së Lartë (kantonale), shkruan Aargauer Zeitung.

Rushiti ka humbur punën në fund të vitit 2017 dhe që atëherë ka marrë përfitime nga zyra e papunësisë (RAV). Në fund të korrikut të vitit 2018, ai kishte gjetur një punë të re, të cilën ishte në gjendje ta fillonte më 1 gusht me një periudhë prove dy-mujore. Por ai i kishte deklaruar sigurimit të papunësisë se në vendin e ri të punës nuk do të fillonte deri në tetor.

Para gjykatës ai e ka arsyetuar këtë mospërputhje me faktin se gabimisht nuk e kishte shkruar në formularin përkatës të dhënën se kishte punuar në gusht dhe shtator. Ai, sipas shpjegimit të tij këtë e kishte bërë sepse besonte se si fillim i punës konsiderohej vetëm data kur ai të kishte përfunduar me sukses periudhën e provës që zgjat dy muaj. Kështu që ai nuk e mohon mashtrimin, por pretendon se nuk kishte vepruar me prapamendim të keq.

212 franga janë paguar gabimisht

Meqenëse Rushiti deri në atë moment kishte bashkëpunuar në mënyrë të përkryer me RAV-in, nuk kishte asnjë arsye që autoritetet, sipas gjykatës federale, të vinin në dyshim saktësinë e informacionit. RAV gjithashtu menjëherë i kishte kërkuar Rushit të paraqiste kontratën e punës – gjë që ai nuk e kishte bërë.

Në këtë mënyrë ndodhi që përfitimet për gusht dhe shtator ishin llogaritur gabimisht dhe 212 franga ishin paguar pa të drejtë. Sikur informacioni i pavërtetë të mos ishte vërejtur me kohë, gjykata e lartë ka llogaritur se do të shkaktohej një në dëm i përgjithshëm prej 10.082 frangash.

Tashmë i dënuar për falsifikim të dokumenteve të identitetit

Përveç masë së dëbimit nga vendi, gjykata e qarkut e kishte dënuar shqiptarin me një gjobë prej 100 njësish ditore prej 80 frangash për mashtrim të shumëfishtë, pjesërisht të mbetur në tentativë. Gjoba ishte mjaft e lartë sepse Rushiti ishte dënuar më parë me një gjobë prej 40 njëish ditore për falsifikim të letërnjoftimeve.

Ky ndëshkim u akumulua me veprën e dytë dhe u vendos një dënim total prej 100 njësish ditore.

Ankesa e mbrojtjes e cila ka kërkuar shfajësim, u rrëzua nga Gjykata e Lartë Federale. Por kjo gjykatë miratoi ankesën kundër dëbimit nga vendi gjë që përbën një lehtësim të madh për të dhe familjen.

Rushiti jeton me një grua zvicerane ndërsa ka dy fëmijë me gruan me të cilën ishte martuar më parë dhe me të mban kontakte të mira. Ai gjithashtu pothuajse gjatë gjithë kohës ka punuar gjegjësisht kurrë nuk kishte qenë i varur nga ndihmat sociale.

Gjykata Supreme Federale vendosi që ankuesi kishte të drejtë të ankohej se vendimi për dëbim nga vendi ishte joproporcional me rrethanat.

“Duke pasur parasysh faktin se ai kishte 27 vjet që po jetonte në Zvicër, dhe kështu ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij këtu ku është i rrënjosur, vitet e fëmijërisë dhe rinisë, të kaluara në Kosovë – në kundërshtim me mendimin e gjykatës së ulët – nuk mund të peshojnë shumë”.

Nuk ekziston interesi publik për dëbim

Pastaj marrëdhënia e ngushtë e padiskutueshme me djemtë, veçanërisht me dhjetëvjeçarin, peshon shumë. Sipas mendimit të Gjykatës së Lartë Federale, shkalla e ulët e gjyqësisë “gabimisht ka vendosur kundër kualifikimit të këtij rasti si “rast i rëndë”, për çfarë Rushiti kishte kërkuar në gjykatë.

Përfundimisht, Gjykata Supreme Federale nuk sheh një interes publik mbizotërues për ta dëbuar shqiptarin.

Sipas Gjykatës së Lartë Federale, shkelja e mëparsghme e tij, për të cilën qe dënuar me gjobë prej 40 ose 60 njësish ditore, është në “zonën më të ulët të mundshme të kornizës së ndëshkimit, në lidhje me falsifikimin e dokumenteve dhe mashtrimin”.

Në lidhje me veprën e fundit, Gjykata Supreme Federale flet për një nivel të ulët të energjisë kriminale dhe një dëm të vogël që ka shkaktuar ose pranuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat