Kamer Zymberi ka fituar mandatin 4 vjeçar për Këshillin e Përgjithshëm në Kuvendin Komunal të Martigny të Zvicrës.
Këtë njoftim e ka dhënë vëllai i tij, Valon Zymbëri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ja postimi:
Përshëndetje miq,
Pas rezultateve të certifikuara, vëllai im Kamer Zymberi ka fituar mandatin 4 vjeçar për këshillin e përgjithshëm në kuvendin komunal të Martigny të Zvicrës!
Me këtë rast dëshiroj të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e juaj, në veçanti mediet e shkruara dhe portalet që i dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme në arritjen e këtij suksese.
U jam mirënjohës përgjithmonë, respekt!