Vdes veprimtari i LDK-së në Zvicër

Zvicra

Vdes veprimtari i LDK-së në Zvicër

Nga: Halil Rrustemaj Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 13:44
Nazmi Peci

Mbrëmë rreth orës 23 :00, ka ndërruar jetë veprimtari shumëvjeçar i Degës së LDK-së në Zvicër, inxhinieri Nazm Peci. I ndjeri ishte njëri nga themeluesit e Degës së LDK-së në Zvicër dhe njëherit nënkryetar shumëvjeçar i kësaj Dege. Nazmi Peci, ka qenë kryetar i I-rë i Fondit të Trepërqindshit, dhe vazhdimisht ka pasur funksione me rëndësi, në të gjitha proceset nëpër të cilat kaloi Kosova.

Vlenë të theksohet se Ing. Nazmi Peci, ishte i burgosur politik dhe njëri nga 215, intelektualët shqiptarë që iu nënshtruar izolimit dhe dhunës serbe. Para se të emigroj në Zvicër, ka punuar Inxhinier dhe ka pasur poste drejtuese në Kombinatin Xehtaro Metalurgjik "TREPÇA" në Mitrovicë. Pas emigrmit në Zvicër, që nga viti 1990, ai iu përkushtua veprimtarive politike dhe ishte ndër personalitetet më të shquara të diasporës dhe një veprimtar i zellshëm dhe i dashur për të gjithë.

Paraqitja e fundit publike e Nazmi Pecit, ishte më 18 nëntor 2018, në një aktivitet kulturor, ndërsa pak kohë më vonë, më 12 janar 2019, nga një sëmudje e rëndë u detyrua të heq dorë nga jeta publike për t’iu kthyer familjes. Që nga atëherë Ing. Nazmi Peci, ka lënguar duke u mbyllur në rrethin familjar, larg rrethit dhe shoqërisë.

Siç mësojmë nga familja e tij, Nazmi Peci, nuk e fitoi betejën me pandeminë Cowid 19. Së shpejti ai do të kthehet për të fundit herë në Kosovë dhe do të varroset në vendlindjen e tij në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat