Në Zvicër mbi 100 shqiptarë të vdekur nga koronavirusi, 3200 të tjerë të infektuar

Zvicra

Në Zvicër mbi 100 shqiptarë të vdekur nga koronavirusi, 3200 të tjerë të infektuar

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 17:13
Foto Ilustrim

Shifrat e te vdekurve dhe te infektuarve nga COVID-19 ne Zvicer jane alarmane. Qe një vit që kur nisën viktimat e para në ket vend,  sot ky numer ka arriur në 3, 464 të vdekur dhe 285,655 te infektuar.

Shih për kete COVID-19 në Zvicer nuk po zgjdhe viktimat, ai ka prekur me të madhe edhe qytetaret shqiptare, si nje komunitet me i madh në këtë vend. Sipas gazetës zvicerane në gjuhën shqipe "Le Canton27.ch" ne Zvicer mbi 100 shqiptarë  brenda ketij viti kane vdekur nga koronavirusi, me 3200  tjere jane te infektuar, shifer kjo jo zyrtare e nxjerrur ne baze te burimeve me  spitale, mjeke shqiptare, dhe burime e kontakte me famijare te viktimave.

Sipas burime te redaksise viktimat dhe te prekurit nga kjo pandemi jane ne rajoni e Zurichut, pastaj ne Gjenevë. Lozanës dhe në kantonin e Tichinos, mjedise qe kufizohen me Francen dhe Italinë, vende keto qe ishin me te goditura ne Evropë nga COVID-19

Kjo shifer e madhe e vitkimave dhe te infektuarve shiptare ne Zvcer eshte edhe si apsoje e levizjes se pakontrolluar te mergimtareve qofte ne drejtim te vendlindjes në Kosove dhe Maqedoni apo Serbi vende keto me te goditura nga pandemia, por edhe ne vendet tjera limitrofe ne Zvicres. Kjo gjendje alarmante kishte bere qe Zvicra disa here kishte mbyllur kufijtë e vete sidomos me disa vende te prekur masovikisht nga Ballkani nga kjo pandemi dike futur ne listen e "vendeve te rrezikshme" Serbinë, Kosovën, Maqedoninë apo Shqipërinë.
.
Kur eshte fjala per shqiptarët, mërgimtarët tanë nga Zvicra prijnë me shkuarjet e tyre në Kosovë gajtë këtij viti.  Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe "Le Canton27.ch", nga buirmet e aeriportit të Prishtinës ka mesuar se gjatë periudhes  janar-tetor rreth 300.000 mergimtare nga Zvicra hyne në Kosovë. Per fund do theksuar se javëve te fundit Kosova printe në listat e organizatave nderkombetare si vendi me i prekur me COVID-19 per cka edhe Organizata Boterore e Shendetesise (WHO) ne Gjenevë  kishte shprehu shqetësimet e saja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat