Komunikatë e nëndegës së LDK-së në Wilisau rreth zhvillimeve të fundit politike në Kosovë

Zvicra

Komunikatë e nëndegës së LDK-së në Wilisau rreth zhvillimeve të fundit politike në Kosovë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 20:27
LDK

KOMUNIKATË E NËNDEGËS SË LDK-së NË WILISAU!

Me shqetsim të thellë jemi duke i përcjellur zhvillimet politike në Kosovën tonë të dashur. Propaganda shfrenuese majtiste e dirigjuar nga shtabi i saj udhëheqës, është barrikaduar në partië më prirje më neobolshevike në Europë, sidomos në VV -në, për qëllim të vetëm, dobsimin radikal të LDK -së dhe largimin e sajë nga udhëheqja e shtetit.

Ky shtab nuk len mjet, demagogji ose formë veprimi pa përdorë, në mėnyrë që të arijë qëllimin më të pashembullt. Këtij kori shfrenues e propagandues, fatekqdisht po vazhdon ti kontriboi edhe ish funksionarja e LDK-së, kryeparlamentarja dhe u.d e Presidentit, zonja Vjosa Osmani. Deklerata e sajë se “LDK -së i ka mbetur vetëm logoja, votuesit i përfaqsoj une”, është një thënje kapriqioze, tejet skandaloze dhe fyese për ne anëtarsinë e gjerë të LDK-së që pikërisht si e nominuar, bartëse e listës së LDK -së për kryeministre ja kemi dhënë votën tonë. Nëndega e LDK-së në Wilisau reagon fuqishëm kundër kësaj deklerate jo vetëm të pa matur por tendencioze, duke ja bërë të qartë se Ju nuk na përfaqësoni neve, anëtarëve besnik të LDK-së. Askush nga partitë tjera, cilido përsonalitet qoftë, nuk mund dhe nuk guxon të deklarohet se na përfaqson anëtarsinë e LDK-së, dhe aq më pak, kjo zonja që po i frynë demagogjisë dhe po dezerton me sy hapur. Ju mund t’i përfaqsoni vetëm labilët dhe ata që janë mësuar duke belbëzuar e lëvizur nëpër parti tjera sa herë që ju japet mundësia, e siq jeni tashmë Ju, e dikurë Bukoshi, Tahiri, Daci etj. Me ata deshtak nuk mund të arrini askund sepse do të mbeteni në gjysmë të rrugës, siq i lanë edhe të luhatshmit paraprak dhe këtij elektoratit mashtrues ja kthynë shpinen. Bile dikurë as që folen me ta.

Megjithatë neve nuk na intereson fare ky rrugtim i Juaj sepse rrugët tona janë ndarë, i ndatë Ju pandershmërisht, por tashmë e disa kohë, mos të thirreni kurrmë në emrin tonë. Ju nuk na përfaqsoni neve. Ju mund t’ii përfaqsoni vetëm at kolonë turistike që shetiten nat e dit nëpër parti dhe të cilët gëzohen si struci sa herë ndezet ndonji fitil i kuq i luhatjeve. Anëtarësinë e LDK-së e përfaqsojnë vetëm ata ose ato që dalin nga vota demokratike e anëtarësisë dhe i qëndrojnë besnik asaj.

Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Wilisau, i bën thirrje Kryesisë Qendrore në Prishtinë që sa më parë të ndërtojnë një strategji me të cilën do i kundërvihemi fuqishëm kësaj propagande shfrenuese neobolshevike të VV -së dhe të gjitha destruktiviteteve tjera. Të aktivizohen të gjitha Degët dhe Nendegët në Kosovë dhe Mërgatë që të jenë pjesë e kësaj strategjie anti bolshevike. Kryesia e Nëndegës në Wilisau, i bën thirrje Kryesisë Qendrore që ta analizoi thellë e seriozisht humbjen në Podujevë dhe secili ti marri përgjegjësit që i takojnë dhe t’ju lëshojnë rrugë të tjerëve që e meritojnë. Nga Podujeva duhet nxjerrë mësime dhe të bindemi të gjithë se reformat janë të domosdoshme në LDK. Nga udhëheqja e LDK -së, nuk duhet të largohet vetëm ai që nuk e ruan kohezionin e unitetit ose vetëm ai që i humbë zgjedhjt ose vetëm ai që vdes vet. Ky komoditet është tmerrues për partinë tonë, irritues tej mase për elektoratin besnik shumëvjeçar.

Të gjith ata që nuk janë unifikues, kurrë nuk do të largohen vet pa masa ndëshkuese. T’ju lirohen rrugët të rinjëve, figurave që janë bashkuese sepse ata janë e ardhmëja e LDK-së. Nga gjenerata e vjeter mund të punojnë vetëm ata që s’janë të hargjuar, të shantazhuar e të pa komprometuar. Të gjith e dinë, edhe brenda edhe jasht se, LDK -ja është armatë e madhe e intelektualëve, profesionistëve në të gjitha fushat, atdhetarëve dhe demokratëve të shumtë, mesazh i pastër i ruajtjes së atyre përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi të vendit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat