Njoftim dhe apel për anëtaret dhe votuesit e LDK-së në Zvicër

Zvicra

Njoftim dhe apel për anëtaret dhe votuesit e LDK-së në Zvicër

Nga:   Zeqir Gjukaj Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:19
LDK

Dega e LDK-së në Zvicër, ka intensifikuar angazhimin e sajë në përgatitjen për dhënien e ndihmës anëtarësisë dhe përkrahësve të saj në periudhën e regjistrimit dhe votimit përmes postës për zgjedhjet Parlamentarë që mbahen me 14 Shkurtit 2021 në Republikën e Kosovës.

Nga takimi (videokonferenca) i fundit i kryesisë së degës së LDK-së në Zvicër, u pa një gatishmëri e përgjithshme për të qenë pjesë e ndryshimit, me pjesëmarrje në këto zgjedhje, që të jemi një krahë i fort i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kryeministrit Prof.dr Avdullah Hoti.

Jemi të bindur që me punën dhe kontributin tonë, të secilit anëtarë dhe simpatizant të LDK-së do të dalim të parët në këto zgjedhje.

Dega e LDK-së në Zvicër, ka formuar  Shtabin zgjedhor te degës, i cili do të udhëhiqet nga, Nënkryetari  Z. Zeqir Gjukaj.

Njëherit në terren do të jenë shtabet lokale, në kuadër të nëndegëve, në regjionet: Gjenevë, Lausanë, Vallis, Fribourg, Bern, Burgdorf, Sollothurn, Olten, Zofingen, Willisau, Bremgarten-Wohlen, Zürich, Regensdorf etj, ku do të informohet anëtarësia për procedurën, afatet, dhe formalitetet e regjistrimit dhe votimit përmes postës.

Të dashur votues të LDK-së, KQZ ka caktuar afatet për regjistrim dhe për votim përmes postës, ato janë:

• Periudha e Regjistrimit nga 13 Janar deri më 21 Janar, afat i cili na mundëson regjistrimin si votues nga mërgata.

Mënyra e aplikimit: në periudhën e lartë cekur, mund të shkarkoni formularin për aplikim.

Formulari plotësohet me të dhënat e kërkuara, pastaj i bashkoni edhe një dokument (kopje, Letërnjoftimi ose Pasaporta) të R. së Kosovës.

Pra formularin e plotësuar dhe kopjen e një dokumenti të R. së Kosovës duhet të dërgohen në Emeil: [email protected] ose  [email protected]

ose Nr. i fax 0038338213200

Për të gjitha paqartësitë eventuale, jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në të gjitha lokalitetet ku ju jetoni.

Periudha e votimit përmes postës, bëhet pasi që KQZ të verifikoj aplikimet e regjistrimit dhe të publikojë listat votueseve përmes postës.

• Votimi përmes postës fillon nga data: 02 Shkurt deri me 12 Shkurt, e që duke marrë parasysh kohëzgjatjen e dërgesës së plikos nga Zvicra në Kosovë, na mbeten vetëm pak ditë që fletëvotimet të i dërgojmë në postë dhe të sigurohemi që ato do të arrijnë në KQZ, së paku 24 orë para datës së zgjedhjeve.

Pas publikimit të listës së votuesve nga KQZ, ju lutemi që të verifikoni se a është pranuar aplikimi jua për regjistrimin, dhe menjëherë të shkarkoni fletëvotimin.

Forma e Votimit:

Plotësoni fletëvotimin dhe fusni në një pliko të vogël (në pliko mos shëno asgjë), kjo pliko bashkë me kopjen e dokumentit identifikues të futen bashkë në një pliko të madhe dhe të dërgohen në adresën:

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

 Votimi Përmes Postës

 Posta 6, kutia postare 351

 10000 Prishtinë

 Republika e Kosovës

KUJDES: në plikon e madhe, lejohen vetëm fletëvotimet e një familje.

Edhe një herë të nderuar votues, shtabi i Degës së LDK-së në Zvicër dhe shtabet lokale, janë gjatë gjithë kësaj periudhë në shërbim dhe gatishmëri për të ju ndihmuar për çdo pengesë që mund të ju paraqitet, andaj na kontaktoni.

Mbetemi me shpresë që bashkë do te dalim faqebardhë dhe do të i ofrojmë vendit tonë Qeverinë e shpresës dhe suksesit, Qeverinë që do të udhëhiqet nga LDK dhe Prof.dr Avdullah Hoti

Shtabi Zgjedhor i LDK-së, dega në Zvicër

  Zeqir Gjukaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat