SHHLP në Zvicër i ndan mirënjohje publicistit Mr.sc. Dashnim Hebibit

Zvicra

SHHLP në Zvicër i ndan mirënjohje publicistit Mr.sc. Dashnim Hebibit

Nga: Dashnim Hebibi Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 07:55
Dashnim Hebibi dhe Fazli Musliu

Kryesia e Shoqatës Humanitare „Lugina e Presheves“ me selinë e saj në Gossau të St.Gallenit/Zvicër, unanimisht me përkrahje edhe të anëtarëve të shoqatës, duke e ditur punën e madhe, që ka bërë prej themelimit të shoqatës, poeti, publicisti, gazetari, ambasadori i paqes, Mr.sc.Dashnim Hebibi (PhD) cand, i ndahet mirënjohje e veçantë, ditë më parë në Winterthur të Zvicrës, nga kryetar nderi z.Fazli Musliu. Për shkaqe tash më të njohura, me Covid-19 dhe duke respektuar rregullat e shtetit ku po jetojmë në Zvicër, mirënjoha nuk ju nda ashtu si e meritonte z.Hebibi në një rast solemn, por modestia e tij, është e njohur, me rëndësi, se kontributin e z.Hebibi e çmojmë dhe do ta çmojmë brez pas brezi.

Mirënjohje z.Hebibi ka pranuar edhe disa herë nga kryesia e shoqatës, por kësaj here, kryesia e SHHLP-së, i ndau një mirënjohje të veçantë, pasi që shoqata jonë po i afrohet njëzetvjetorit të themelimit. Z.Hebibi, nuk ka kursyer asnjëherë, as mundin e as kohën për të kontribuar, sa herë që është kërkuar ndihmë profesionale nga ai. Ne jemi krenarë, që e kemi z.Hebibi, se ai na ka ndihmuar shumë me ide dhe ishte afër nesh në çdo situatë. Shpresojmë shumë, se edhe në të ardhmen, do ta kemi afër, sepse edhe qëllimi i shoqatës ishte, është dhe do të jetë për ti ndihmuar atyreve që kanë nevoj. Ne jemi shoqatë, që kemi vepruar shumë, falë anëtarëve, bëmirësve tanë që i kemi gjithandej, por edhe puna madhore e Dashnim Hebibit.

Edhe kryetari i SHHLP-së, z.Ferat Rashiti, i është mirënjohës punës që ka bërë z.Hebibi.

Image

Ai ndër të tjera i tha z.Hebibi, se puna jote do të mbahet ndërmend për jetë. Ty të kemi alfa dhe omega të shoqatës.

Ndërsa z.Hebibi, tha, se këtë mirënjohje e ndanë me kryesinë e shoqatës, sepse kryesisë, nuk i ndanë askush mirënjohje, por mirënjohjet vijnë nga zemra e shpirti i atyreve që ndihmohen, ku ditë e natë luten për punën e madhe që ka bërë shoqata. Nuk kam kontribuar për mirënjohje, sepse e shoh mundin tuaj të madh që e keni dhënë e që po e jipni. Ju kryesi e nderuar, shumë mirë e di mundin që e bëni, nuk e keni të lehtë. Të kërkoni ndihma për ata që kanë nevoj. Sinqerisht ua them, se jeni më të veçantët, sepse misioni juaj është i shenjtë, familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës, jetimët dhe shumë pika të tjera që tash më dihet gjithandej. Këtë mirënjohje, pra e ndaj me Ju kryesi dhe anëtarë. Shumë faleminderit. Ju keni ditur e dini ti vlerësoni ata që kanë kontribuar. Për çdo ndihmë që e keni shpërnda, ju keni dërguar edhe anëtarëve, pra i keni informuar. Ku keni portalin tuaj dhe aty i keni të gjitha ndihmat që i keni ndarë. Sa të jem gjallë, do të jem afër misionit bëmirës. SHHLP ka kontribuar shumë dhe ju lumtë e zoti ju bekoftë. Krenohem me Ju e do të krenohem. Shihet monografia, që është punuar nga unë dhe i ndjeri doktori i shkencave, Llukman Halili, që kurrë nuk ka prituar të jetë afër shoqatës. Kemi bërë ate monografi pa shikuar përfitime materiale, por vetëm e vetëm, të mbeten dokumente, për gjenerata e gjenerata. Për të ndjerin, Llukman Halili, më duhet të flas ditë e natë, sepse ishte me shpirt bëmirësi, ai çdo herë që është përmend bëmirësia, ai vraponte e kontribuonte. Prandaj, edhe këtë mirënjohje, do e ndaj, me të madhin, Dr.sc.Llukman Halili, shpirti i tij bëftë dritë në parajsë. Kryetar nderi, z.Musliu dhe kryetar z.Ferat Rashiti, si dhe kryesi e shoqatës, e anëtarë, ju falënderoj për shumë herë për mirënjohjen dhe do ta ruaj me zemër. Do jem me Ju edhe në të ardhmen. Z.Musliu edhe njëherë ia përcjelli përshëndetjet e kryesisë dhe anëtarësisë z.Hebibi, duke shpresuar, se edhe në të ardhmen, do të jetë afër nesh.

Kryesia e SHHLP-së, Zvicër

Kryetar, Ferat Rashiti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat