Nuk ka paqe për shqiptarin me “Lamborghinin” me qira! Ja çka i ndodhi sërish

Zvicra

Nuk ka paqe për shqiptarin me “Lamborghinin” me qira! Ja çka i ndodhi sërish

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 22:18
Lamborghini

Shoferi i Lamborghinit, i cili para pak ditësh u dënua në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, u kap përsëri nga Policia në Borsh të Vlorës.

Në mediat e Kosovës janë publikuar foto të momentit kur emigranti kosovar nga Zvicra ndalet nga Policia e Shqipërisë.

Lamborghini ishte marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar ditë më parë në Shqipëri.

Image

Kujtojmë se drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat