Shqiptarët të pabindur për t`u vaksinuar, media zvicerane apelon në gjuhën shqipe: Ju lutem vaksinohuni

Zvicra

Shqiptarët të pabindur për t`u vaksinuar, media zvicerane apelon në gjuhën shqipe: Ju lutem vaksinohuni

Nga: M.L. Më: 27 gusht 2021 Në ora: 21:20
Florim Cuculi

Spitalet e Zvicrës po mbushen me pacientë të prekur me korona, shkruan blick.ch, përcjell gazeta “Bota sot”.

Shifrat tregojnë se një numër i madh i tyre janë të kthyer nga Ballkani. Kushdo që nuk flet një gjuhë kombëtare vështirë se mund të marrë ndonjë informacion. Kjo është arsyeja pse mjekët e huaj u bëjnë apel bashkatdhetarëve të tyre që të vaksinohen.

Infermierët janë përsëri në kufi, operacionet shtyhen. Spitalet po mbushen me pacientë me korona. Shifrat tregojnë se një numër i madh i tyre janë të kthyer nga Ballkani. Shkalla e vaksinimit atje është edhe më e ulët se në Zvicër dhe nuk ka arsim, raporton blick.

Por edhe në Zvicër është problem që shumë njerëz nuk e dinë gjuhën kombëtare.

Kushdo që nuk flet një gjuhë kombëtare vështirë se mund të marrë ndonjë informacion nga spitali.

Prandaj blick dëshiron të bëjë apel përmes mjekëve të huaj, që ata t`iu bëjnë thirrje bashkatdhetarëve të tyre që të vaksinohen.

Ky medium ka vendosur që thirrjen për vaksinim ta bëjë edhe në gjuhën shqipe, pra “ju lutemi vaksinohuni”

E lidhur me këtë, për mediumin zviceran ka folur dr. Florim Cuculi, një prej mjekëve kryesore të spitalit të kantonit të Luzernit, transmeton “Bota sot”.

Madje, i gjithë fjalimi i Dr. Cuculit është në gjuhën shqipe.

“Të nderuar bashkatdhetarë, ju drejtohem juve me një lutje, ju lutem vaksinohuni.

Me vaksinën për CoVID ju e mbroni vetën tuaj, e mbroni familjen dhe të dashurit e juaj dhe po ashtu e mbroni edhe shoqërinë tuaj. Sepse një njeri që është i sëmurë me CoVID dhe kemi parë që ka edhe të rinj edhe pleq që sëmuren, edhe të rinj edhe pleq që vdesin. Kur ti je në stacionin intensiv i sëmurë për tri apo katër javë në atë kohë shumë njerëz të tjerë që janë të sëmurë, që iu duhet operacioni i zemrës apo për tumorin nuk mund të operohen. Prandaj, ju lutem vaksinohuni”, thotë dr. Cuculi.

Blick po ashtu ka marrë apelin e mjekëve të tjerë që vinë nga Ballkani dhe Eritrea, për t`iu bërë thirrje bashkatdhetarëve në gjuhët përkatëse që të vaksinohen kundër CoVID-19.

Video e plotë nga blick.ch

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat