“Shqiptarët me Covid kanë mbushur shumë spitale në Zvicër”

Zvicra

“Shqiptarët me Covid kanë mbushur shumë spitale në Zvicër”

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 10:52
Florim Cuculi

Kardiologu shqiptar në Zvicër, Florim Cuculi ka deklaruar në shumë spitale atje ndodhen shumë shqiptarë të shtruar nga Covid-19.

Ai u shpreh se kjo i dhemb dhe do që shqiptarët t’i shoh mirë.

Prandaj, mjeku ka filluar të bëjë thirrje për vaksinim, pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë që njerëzit ta kenë më të lehtë.

“Unë erdha nga pushimi dhe hasa në një vend në Zvicër ku kishte jashtëzakonisht shumë shqiptar të infektuar në spitalin tim dhe në kontakt me kolegët e mi në Zvicër, që më kanë thënë që janë shumë shqiptar. Kjo mua më dhemb se unë dua që shqiptarët t’i shoh mirë dhe jo keq. Edhe nisi tensionimi i madh dhe presioni nga popullata vendase. Ata natyrisht nuk janë të lumtur kur operacionet e zemrës dhe tumoret nuk mund të bëhen, sepse shtrati është i zënë nga një pacient me Covid për 3-4-5 javë në spital. Kjo është arsyeja që ne dhe mjekë të tjerë i bëmë thirrje popullatës sonë të vaksinohet. Kjo është arsyeja e vetme dhe shumë njerëz më dëgjuan. Jam i sigurt që një numër i madh i njerëzve, shqiptar në Zvicër janë vaksinuar edhe për shkak që i kam thënë unë”, tha Cuculi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat