Publikohet fotoja, ky është 20 vjeçari nga Kosova që u vra në Zvicër

Zvicra

Publikohet fotoja, ky është 20 vjeçari nga Kosova që u vra në Zvicër

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:17
Ardit N

Një 20 vjeçar nga Kosova ka mbetur i vdekur pas një përleshje mes disa personave që ndodhi të shtunën mbrëna rreth orës 19:15 në një pompë të benzinës në Luzern të Zvicrës.

Sipas gazetës zvicerane “Blick”, bëhet fjalë për Ardit N, i cili punon si shofer i kamionit.

Policia e kantonit të Luzernit e ka konfirmuar incidentin.

Sipas tyre të dy grupet sulmuan njëri-tjetrin në parkun industrial Scharacher në Geuensee.

Policia bën të ditur se në konflikt janë përdorur edhe gjësende të ndryshme, ku 20-vjeçari nga Kosova mbeti i vdekur në këtë përleshje, ndërsa disa persona të tjerë u dërguan në spitale, disa me lëndime të rënda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat