Presidenti i Zvicrës drekon me gazetarët botëror

Zvicra

Presidenti i Zvicrës drekon me gazetarët botëror

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 11:44
Jean Musy, president i APES me presidentin e Zvicrës z.Guy Parmelin para gazetarëve në hotelin Bellevue Palace në Bernë

Dreka presidenciale (tradicionale) e APES me presidentin e Konfederatës Zvicerane sivjet u zhvillua në hotelin Bellevue Palace me z.Guy Parmelin dhe gazetarët botërorë të tubuar në Asociacionin e Gazetarëve  të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Liechtenstein-APES) ku morën pjesë edhe shumëe personalitete të ndryshme nga qeveria helevetike, ambasadat dhe përfaqësues të organizatave botërore në Gjenevë dhe Bernë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Drekës me presidentin e konfederatës zvicerane z.Guy Parmelin parapriu një konferencë për shtyp ku u fol per bashkëpunimin e Zvicrës me vendet botërore si dhe rolin e saj si një vend neutreal në venien e paqës dhe stabilitetit në vatrat e krizave apo vendeve në tranzicion siç janë disa vende në Ballkan.

Me këtë rast presidenti i APES Jean Musy duke falendëruar presidentin e Konfederates zvicerane z.Parmelin për gatishmëirnë të takoj për dy-tri orë në një dreke pune gazetarët boteror, ka folur edhe për rolin e Asociacionin e Gazetareve  të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn (Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Liechtenstein-APES), shoqatë kjo e cila vepron që më shumë se njëqind vite dhe tubon reth 120 anëtarë, gazetarë këta nga vendet e ndryshme të planetit tonë (përfshire këtu edhe shqiptarë)  të cilët në shkrimet  e tyre të përditshme qofshin lajme ditore, reportazhe apo intervista.., prezentojnë jo vetëm vlerat e tolerancës dhe demokracisë së Zvicrës në vendet e tyre, por trajotjnë edhe tema tjera ekonomike në fushën e turizmit dhe biznesit.

Njëri nga presidentët e parë të vendeve botërore që i kishte dërguar telegram urimi Qeverisë së Albin Kurit, pas fitorës së zgjedhjeve të 14 shkurtit të këtij viti, ishte edhe ai nga presidenti i Konfedrates zvicerane z. Guy Parmelin.

Në emër të Këshillit Federal të Konfederatës Zvicerane, unë do të doja t’ju uroja dhe përgëzoja për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë ju uroj personalisht suksese në këtë post të rëndësishëm dhe ju dëshiroj paqe dhe prosperitet për vendin dhe popullin tuaj”, kishte shkruar në urimin e tij presidenti i Zvcres z.Pramelin dërguar qeverisë së re në Kosovë dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit.

I pyetur ne Gjenevë, ne samitin botëror pas takimit Bajden-Putin për marëdheniet Kosovë-Zvicër dhe për rolin e Qeverise helvetike në rajon presidenti Parmeln kishte deklaruar për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch se “Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira miqësore, falë besimt të ndërsjellë. Edhe diaspora kosovare, ka luajtur një rol të rendesishem në intensfikimin dhe përforëcimin e maredhënieve si urë bashkëpunimi mes Bernes dhe Prishinës. Stabiliteti dhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor janë interes i yni i përbashkët.”

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat