Policia zvicerane arreston shqiptarin me 7.6 kg drogë

Zvicra

Policia zvicerane arreston shqiptarin me 7.6 kg drogë

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 08:14
Ilustrim

Gjatë një aksioni, policia zvicerane dhe ka kapur 7.6 kilogram drogë (heroinë) në Solothurn, njofton gazeta zvicerane në shqip le Canton27.ch duke ju referuar burumeve të policisë kantonale.

Policia e Solothurnit sekuestroi 7.6 kg heroinë, 100 gram kokainë dhe 111 kg produkt prerës nga një ndërtesë në Luterbach (SO).

Ajo gjeti gjithashtu disa mijëra franga cash dhe arrestoi tregtarin e dyshuar, një 33-vjeçar.

I dyshuari është një shqiptar që banon ilegalisht në Zvicër, tha të premten policia e Solothurnit.

Ai u vendos në paraburgim. Vlera e tregut e produkteve të sekuestruara arriti në disa qindra mijëra franga.

Produkti prerës i gjetur aty do të kishte mjaftuar për të shitur 220 kg heroinë në rrugë, shkruan policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat