Telegram ngushëllimi

Zvicra

Telegram ngushëllimi

Nga: A. Kosumi Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 19:07
Hasan Avdyli

Të nderuar anëtarë të familjes Avdyli, lajmi për vdekjen e Kryefamiljarit tuaj z. Hasan Avdylit na tronditi thellë në shpirt.

Më lejoni që me rastin e vdekjes së prindit, vllaut tuaj, të ju shpreh ngushëllime të thella dhe të sinqerta të Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër.

Z. Hasan Avdylin e njohëm si një burrë i urtë dhe i dashur për të gjithë, burrë serioz e i fjalës, patriot dhe antarë i denjë i LDK-së që nga themelimi i saj.

Përkrahës i flakët i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

Për të kishim nevojë ne të gjithë, bashkëveprimtarët.

Veprat e tija të mira do të mbeten shembull për të gjith ne, në të ardhëmen.

Të nderuar familjar, në këto momente të dhembjes dhe pikëllimit, bashkëndiejmë me ju dhimbje për humbjen e më të dashurit  tuaj, bashkëveprimtarit tonë të nderuar, i cili iku papritmas.

E nderuara familja Avdyli, ju duhet të ndiheni Krenar me Veprimtarin dhe punën e tij.

Baca Hasan na iku heret në amshim!

Do të na mungoj edhe neve!

LDK-së Dega në Zvicër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat