“Prehu në paqe o yll”/ 28-vjeçarja nga Kamenica vdes në një aksident në Zvicër

Zvicra

“Prehu në paqe o yll”/ 28-vjeçarja nga Kamenica vdes në një aksident në Zvicër

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 08:39
Fjoralba Kallaba

Një rast tragjik ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës, ku një 28-vjeçare me nga Kosova, humbi jetën pasi u godit nga një makinë.

Bëhet e ditur se viktima është Fjoralba Kallaba, nga Kamenica e Kosovës.

Një familjar i saj, në Facebook ka shkruar se nuk ka fjalë që shpreh dhimbjen për humbjen e saj.

“Mbrëmë u shua një dritë kushërira ime Fjoralba Kallaba ndërroi jetë aksidentalisht mbrëmë në ZH Zvicër në moshën 28 vjeqare! Prehu në paqe o YLL , o e hareshmja jonë. Nuk kemi fjalë si familjarë të shprehim dhimbjen që kemi për ty o engjull…! Ngushëllime prindërve Bajrushit e Nerxhivanes, vëllezërve Migjenit, Luigjit, Flamurit të Fjoralbës si dhe gjithë familjarëve”, ka shkruar ai.

Mediat në Zvicër bën të ditur se shkaku i plagëve të marra nga goditja e veturës, 28-vjeçarja ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Policia është duke e hetuar aksidentin dhe kërkuar dëshmitarë lidhur me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat